Ramush Haradinaj mbërrin sot në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që të mbërrijë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas lirimit nga Gjykata e Hagës.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga kjo gjykatë.
Haradinaj është liruar për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Gjykatën e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Po kështu është bërë e ditur që Haradinaj kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Gjykata të shpallë vendimin në këtë proces.