Clinton shpreson të shoh një presidente të SHBA-së

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se nuk ka dëshirë që të kandidohet sërish për Shtëpinë e Bardhë, por tha se shpreson se gjatë jetës së saj do të shoh një femër në funksionin e presidentes së SHBA-së.
Clinton, e cila para katër viteve kandidoi për të fituar emërimin e kandidates së demokratëve për president të SHBA-së, në të cilën garë pësoi humbje të ngushtë ndaj Barack Obamës, theksoi se procesi politik në SHBA është i vështirë dhe se varët shumë nga grumbullimi i fondeve, gjë që vështirëson gjasat e kandidatëve për sukses.
Megjithatë, Clinton theksoi se do të ketë zgjedhje, të cilat do t’i fitojë një femër. Sa i përket kandidaturës së saj, ajo theksoi se mezi po pret që ti kthehet jetës si qytetare e thjeshtë.