Putin dha betimin, president për herë të tretë

Në komentet e tij, presidenti në largim, Dimitri Medvedev, falënderoi rusët për mbështetjen e tyre gjatë mandatit të tij në zyre dhe uroi Putinin, duke thënë se ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve.
Putin pritet ta nominojë Medvedevin si kryeministër.
Në fjalimin e tij të shkurtër, Putini u zotua se do ta forcojë demokracinë në Rusi.
“Do të bëj gjithçka që është e mundur për të justifikuar besimin e miliona qytetarëve tanë. Domethënia e jetës sime dhe detyra e jetës sime është që t’i shërbejë atdheut dhe popullit tim”, tha Putin.
Ai tha se Rusia po hyn në një “fazë të re të zhvillimit kombëtar” dhe se vitet e ardhshme do të jenë “vendimtare” për vendin.
Derisa po zhvillohej ceremonia, policia arrestoi rreth 80 protestues, përfshirë liderin opozitar Boris Nemcov, që po përpiqeshin të mbanin protesta në dy lokacione të Moskës, për të cilat nuk kishin leje.