E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton tur në Lindjen e Mesme dhe në Evropë

Kajro-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, turneun e parë të saj që kurse edhe në postin e numrit një të diplomacisë amerikane. Clinton do të përpiqet të ndreqë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet e këtyre rajoneve, marrëdhënie të cilat u përkeqësuan jo pak në kohën e ish-presidentit Xhorxh W Bush. Gjatë së hënës, sekretarja Clinton do të ndjekë në Egjipt konferencën e donatorëve për rindërtimin e Rripit të Gazës.

Gjatë mesjavës së ardhshme, Clinton do të takohet me homologët e saj të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, kurse në Gjenevë do të zhvillojë takimin e parë me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›