E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon ndaj mediave

Tiranë - Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka reaguar ashpër kundër mediave të majta si e ka quajtur ai. Gjatë një deklarate për shtyp, Bogdani u shpreh se “Dje, mediat e kontrolluara nga Mr. 15% ap Mr. Dosja, serish censuruan ne menyre primitive deklaraten e zedhenesit te Partise Demokratike, ne nje kohe qe transmetuan ne te gjitha edicionet e lajmeve, deklaraten e shkruajtur nga Edi Rama per Ilir Gjonin, i cili pervece te qenit djali i Xhelil Gjonit, nuk ka asnje funksion tjeter ne Partine Socialiste”.

Sipas tij, “keshtu tele-Bashkia apo zhurmuesi-24, deklaroi se nuk mund ta transmetonte deklaraten per shkak te gjuhes, packa se transmetoi dhe zhurmoi 12 here deklaraten me gjuhe prej alabaku dhe te lodhshme per qytetaret, te djalit te Xhilil Gjonit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›