E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ulet për bisedime me Netanjahun


Pas takimit me Presidentin Barack Obama, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është ulur të martën pasdite për bisedime me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton në Washington. Gjatë takimit më parë, Presidenti Barack Obama u kishte bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta për paqe nga shtatori, dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kishte thënë se do të ndërmarrë "hapa konkretë" për këtë çështje. Pas një takimi që konsiderohet si i rëndësishëm, Obama dhe Netanyahu kanë dalë krah për krah, duke kërkuar për të projektuar një imazh të unitetit pas ftohjes së marrëdhënieve në mars për çështjen e zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Jeruzalem.
Ndërkohë, të martën, qindra hebrenj ortodokse që i përkasin grupit Asra Kadisha, marshuan përpara Shtëpisë së Bardhë si shenjë proteste kundër vizitës Netanyahut. Sipas një deklarate për shtyp, protestuesit kundërshtojnë përdhosjen "e varrezave të lashta hebreje në Izrael".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›