SHBA, mungesë energjie nga temperaturat e larta
Nju Jorku dhe Uashingtoni janë përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike si pasojë e të nxehtit që ka përfshirë këto vende. Temperaturat e larta janë shoqëruar me rritjen e shkallës së përdorimit të energjisë elektrike për ftohje.
Temperaturat në bregun lindor kanë arritur deri në 38 gradë celcius. E njëjta situatë është paraqitur pak ditë më parë dhe në Toronte të Kanadasë, ku nga temperaturat e larta pati gjithashtu ndërprerje të energjise. Në Uashington, të rriturit dhe fëmijet po përpiqen të gjejnë çdo lloj mënyrë për t'u freskuar, ndërsa nuk ngurojnë të lagen me ujin e shatërvaneve dhe të konsumojnë sa më shumë ujë të pijshëm, pasi temperaturat kanë arritur nivele rekord. Në kryeqytetin amerikan temperaturat shënojnë 102 gradë Fahrenheit ose 39 gradë Celsius, sipas raportimeve te meteorologjisë.
Edhe njujorkezët janë prekur nga vala e të nxehtit, temperature që kanë shkaktuar mjaft probleme edhe per turistët e huaj në këtë vend. Që në oeën 10:00 të paradites termometri ka shënuar 36 gradë Celsius. Këto temperatura rekord në New York, janë shënuar në 1999 kur arritën deri në 38.3 gradë Celsius.