E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton, vizitë “surprizë” në Afganistan

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar.

Sipas burimeve, zonja Klinton do të takohet me presidentin Hamid Karzai, një ditë përpara një konference të madhe të donatorëve japonezë në Afganistan.

Në mbledhjen e Tokios pritet të diskutohet se si mund të mbështetet Kabuli pasi 130,000 trupat e NATO-s të largohen nga Afganistani, në fund të vitit 2014.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese pasi Talebanët dhe kryengritësit e tjerë kanë shtuar sulmet në muajt e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›