E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti “djeg”SHBA-në, shënohen viktimat e para

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me temperatura rekord të të nxehtit. Ëashington DC është një ndër shtetet që është prekur më shumë nga moti i nxehtë, me temepratura që pritet të rriten edhe më tepër në fundjavë. Gjatë ditëve të fundit, pothuajse i gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i përfshirë nga të tilla temperatura të larta, që kanë kaluar mbi 37 gradë celcius.

Qyteti i Çikagos regjistroi së fundmi temperaturën rekord prej 39.4 gradë celcius, ndërsa parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Situata vështirësohet për ata persona të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së javës së kaluar.

Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike.
 

Fundjava pritet që të ketë temperatura edhe më të larta. Sipas parashikimeve pritet që kryeqyteti amerikan Uashington të thyejë rekordin e temperaturave të larta ditën e nesërme, pasi pritet që termometri të shënojë 41 gradë celcius. Më së shumti nga vapa është goditur pjesa lindore, ku temperaturat as natën nuk bien në 25 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ngrihen në mbi 40 gradë. Natyrisht, vapa e tillë shkakton edhe lagështi të madhe ajri.

Sipas vlerësimeve të zyrtarëve amerikanë, për shkak të vapës kanë vdekur 13 persona, ndërsa meteorologët parashikojnë që vala e vapës më të madhe të lëvizë nga Chikago dhe Detroiti drejt bregut lindor, ku gjenden Neë Yorku, Neë Jersey, Saint Louis e qytete tjera. Janë mbyllur shkollat që nuk kanë pajisje klimatike, ndërkohë që në shumë qytete është vazhduar puna e pishinave publike deri në orën 22:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›