Ivanoviç dakord me idenë e Pacollit për veriun

I ashtëquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic është pajtuar me idenë e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, që veriu i Kosovës të jetë zonë e lirë ekonomike si Jebel Ali në Dubai.
“Nuk është me vend krahasimi me Dubain, por është e qartë se në parim të gjithë shqiptarët besojnë se veriu do të jetë disi ndryshe”, deklarohet Oliver Ivanovic.
“Veriu i Kosovës do të jetë diçka e veçantë dhe kjo veçanti mund të reflektohet në atë që do të jetë zonë jo doganore”, ka thënë Ivanovic për idenë e Pacollit.
Duke thënë se kjo ide “i tregon specifikat e veriut, të cilat i pranon Pacolli”, Ivanoviç për “Politika” thekson se është mirë që kështu po mendojnë qarqet politike në Prishtinë, “sepse ky është realiteti që duhet të përkthehen në disa përkufizimi ligjore dhe politike”.