E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clintonit, i dështon by-passi

Ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në arterien koronare i janë instaluar dy “stenta”, për shkak se i dështoi bay-passi i katërfishtë.

Clinton ndjehet mirë pas operacionit dhe nuk ka gjurmë të sulmit apo të ndonjë dëmtimi tjetër në zemër, njoftuan mediat amerikane.

Presidenti Clinton të enjten ndjeu një dhembje në kraharor, kështu që u pranua në spitalin presbiterian të Universitetit Columbia, në New York. Aty iu instaluan dy stenta pasi që analizat treguan se i ishte bllokuar by-passi i katërfishtë, që i ishte vendosur në vitin 2004, deklaroi për mediat amerikane kardiologu i presidentit Clinton, Alain Schwartz.

Sipas kardiologut, prognozat për shërimin e presidentit Clinton janë të shkëlqyeshme. Clinton ndjehet shumë mirë dhe ai të premten është lëshuar në shtëpi, ndërkohë që qysh të hënën do të mund t’i kthehej punës së tij të zakonshme.

Presidenti Bill Clinton është koordinator i OKB për ndihmë humanitare për Haitin, që u shkatërrua nga tërmeti i 12 janarit. (Nga agjencitë)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›