E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja dërgon edhe 511 trupa në Afganistan

Qeveria e Spanjës tha se planifikon të dërgojë edhe 511 trupa shtesë në Afganistan.

Në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në mesin e trupave do të jenë edhe tre ekipe të instruktorëve për armatën afgane.

Dërgimin e trupave duhet ta miratojë edhe parlamenti spanjol.

Spanja aktualisht ka një mijë trupa në kuadër të forcave ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan. (REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›