E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clironi veten, s’po shkojme ne lufte Nga Astrit Patozi

Per rreth dy muaj me radhe, Partia Socialiste, qe nga Edi Rama e deri te figuranti me periferik i saj, akuzuan mazhorancen, ose me sakte, Partine Demokratike, se po kerkonte manipulimin e zgjedhjeve, 7 muaj para se ato te mbaheshin. Kjo stuhi sulmesh kishte ne thelbin e saj nje projektvendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili parashikonte ndryshime te vogla te ndarjes se mandateve ne kater zona zgjedhore. Dokumenti nuk ishte gje tjeter vecse zbatimi i nenit 76 te Kodit Elektoral, ku percaktohet se KQZ-ja kryen llogaritjet ne baze te Regjistrit te Gjendjes Civile dhe ia dergon ato Kuvendit.

Ky projekt nuk u miratua kurre, sepse perfaqesuesit e opozites ne KQZ refuzuan te kryejne detyrimin e tyre ligjor, per shkak te urdhrit politik. Mendoj se parlamenti eshte vendi me i papershtatshem per t’u shnderruar ne nje salle gjyqi ndaj tyre, ndaj edhe nuk ia vlen te merremi gjate me kete pike.

Ne jemi pothuajse te painteresuar per menyren e ndarjes se mandateve, sepse nuk e bazojme suksesin tone ne zgjedhje tek harta elektorale. Por nderkohe jemi plotesisht te motivuar per zbatimin e ligjit dhe per zhbllokimin e procesit, sa here qe dikush do te tentoje ta fuse ate ne kolaps. Tek e fundit, ky eshte detyrimi kushtetues i vete parlamentit. Nuk kishim asnje pretendim dhe asnje rezerve per projektvendimin e KQZ, te cilin e rrezuat, pa asnje arsye ligjore, duke na akuzuar si manipulatore. Por meqe ajo qe ndodhi nuk zhbehet me, per shkak te Partise Socialiste, jemi njesoj te pandjeshem edhe me ndarjen e vitit 2009. Sepse ne, gjithsesi, do t’i fitojme njesoj zgjedhjet, cilado qofte ndarja e mandateve.

Por mendoj se ka edhe nje shembull tjeter te absurdit, ku e ka zhytur opoziten Edi Rama. Dhe ka te beje serish me qendrimin ndaj KQZ. Ne inercine e rrezimit te cdo nisme, qe nuk vjen prej atij vete, kryetari i Partise Socialiste urdheroi perfaqesuesit e vet ne KQZ, qe te rrezonin edhe projektin per shtimin e KZAZ-ve. Nje qendrim, jo vetem i paargumentuar, por edhe jashte cdo logjike politike, sepse opozita duhet te ishte pala me e interesuar, qe numerimi te kryhej sa me shpejt. Po te isha ne opozite, do te kisha dashur dyfishin e KZAZ-ve, qe do te kerkonte qeveria. Sic dihet, ceshtja i kaloi Kolegjit dhe ky i fundit vendosi qe ato te shtohen, ndonese jo ne masen e plote, qe u kerkua prej nesh.

Por pasi shtimi i KZAZ-ve be fakt, kam pare dhe degjuar shume perfaqesues te Partise Socialiste, nuk jam shume i sigurt per vete Edi Ramen, qe ta mburrin kete zhvillim, dhe ta konsiderojne ate si shume pozitiv per mbarevajtjen e zgjedhjeve.

Besoj se kaq mjafton per te kuptuar se Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk dine cfare bejne dhe cfare kerkojne. Por kjo, ne fakt, e ka nje shpjegim. Qe atyre nuk u dalin llogarite, sido qe ta vertisin. Ndaj edhe jane ne kaos, Ndaj edhe detyrohen te gelltisin sot ato qe kane thene dje. Ndaj edhe jemi ne kete pike sot.

***

Ne nuk po shkojme ne lufte, por po shkojme ne zgjedhje. Ndaj edhe ju ftojme te largoni paranojat dhe clironi veten, aleatet - ata qe ju kane mbetur -, por edhe komisioneret dhe mbeshtetesit tuaj prej ngarkesave te panevojshme. Mos i trembni ata me autoblinda dhe me hekur dhe pastaj te shpalosni sondazhe te rreme fitimtare, per t’i dhene zemer, sepse beheni qesharake. Nuk eshte faji i tyre, se Edi Rama nuk ngjit. Nuk eshte problem i Kodit Elektoral se Edi Rama humb gjithmone dhe nuk eshte pergjegjesi e KQZ-se pse Partia Socialiste nuk e kalon klasen. Ky Kuvend e ka deleguar me vullnet te plote konsensual administrimin e zgjedhjeve tek nje institucion tjeter. Mos e bllokoni ate vete, njesoj si statusin, dhe pastaj te ankoheni se parlamenti po i merr kompetencat. Hiqni barrikadat ne KQZ dhe mos e shnderroni ate ne nje arene perleshjesh te kota, sepse nuk zmadhohet biblioteka duke zgjeruar raftet, por duke shtuar librat.

Dhe meqe e keni beri zakon te qaheni gjithmone, bejeni zemren gur dhe deklaroni qe tani se do ta pranoni rezultatin e 23 qershorit. Kjo, sigurisht, qe vlen edhe per ne. Dhe kjo eshte garancia me e madhe per suksesin e zgjedhjeve, i cili me siguri do t’i clironte sadopak edhe mbeshtetesit tuaj nga depresioni, qe shkakton parandjenja e humbjes. Zgjedhjet jane, jo thjesht dita e gares midis nesh, por edhe nje stacion i rendesishem per vendin. Le te shkojme drejt tyre si europiane, jo duke ju hakerryer njeri-tjetrit, por duke ballafaquar alternativat, idete dhe ekipet. 23 qershori nuk do te jete as fillimi dhe as fundi i botes per Shqiperine. Por nese ka nje mbipeshe te rendesise politike kjo date, e gjitha eshte per merite te Edi Rames. Sepse per shkak te tij, shqiptaret do te ftohen te zgjedhin mes atyre, qe kane bere gjithcka per integrimin, dhe bllokuesve te ketij procesi. Mes atyre qe e mbajne nen menge nje thike apo bombe molotov, te cilat, po i lame, jane gati t’i perdorin, ne rast se nuk fitojne, dhe atyre qe besojne tek zgjedhjet e lira. Do te zgjedhin mes atyre qe jane ne fushate per te ngritur policine komike te mbrojtjes se votes dhe te te tjereve qe kane per synim shtimin e armates se qytetareve qe votojne te lire. Mes atyre qe do te blindojne kutite, se aty u ka mbetur ora, dhe atyre qe do t’i mbushin ato me besimin e shqiptareve. Tek e fundit, edhe ky debat krejtesisht i padobishem, eshte nje arsye me shume se perse ne do t’i fitojme zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›