Moggi, prokuroria kerkon 6 vjet heqje lirie

Gjashte vjet heqje lirie per Luciano Moggi-n dhe pese per djalin e tij Alessandro. Kjo eshte pretenca e kerkuar nga prokurori i Prokurorise se Romes, Luca Palamara per dy personat e implikuar ne skandalin Gea qe shkaktoi edhe Calciopoli-n ne futbollin italian gjate vitit 2006.
Prokurori i ka cilesuar si te parregullta transfertat e shume lojtareve nga kjo shoqeri qe drejtohej nga familja Moggi. Perfaqesuesi i akuzes ka kerkuar gjithashtu tre vjet e tre muaj heqje lirie per administratorin e deleguar te shoqerise Gea, Francesco Zavaglia, si dhe nje vit e 4 muaj per djalin e trajnerit aktual te kombetares, Davide Lippi.
Hetimet per zbardhjen e ketij skandali kane nisur ne vitin 2004 ne Torino, ndersa gjate 4 viteve deri ne 2008-en kane dale edhe emra te tjere gjate hetimeve. Gjate seances gjyqesore, prokurori Palmara ka theksuar se kjo shoqeri kerkonte te zoteronte boten e futbollit. “Ky grup kishte si objektiv kontrollin total te botes se futbollit nepermjet nje sistemi mafioz. Futbollistet ishin viktima te ketij sistemi”, theksoi prokurori.