E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet e importit, kercenohen nga kursi i kembimit

Tendenca ne rritje e cmimeve ne tregjet nderkombetare se bashku me nencmimin e lekut, kane krijuar nje presion mbi rritjen e cmimeve te mallrave te importit. Sipas nje konstatimit te Bankes se Shqiperise zhvillimet ne cmimet e importit sugjerojne per presione te uleta inflacioniste nga ekonomia e jashtme. Cmimet e huaja u rriten mesatarisht me 0.4 per qind ne tremujorin e fundit, ndersa leku u nencmua mesatarisht ndaj euros dhe dollarit, perkatesisht me 7.7 dhe 13.1 per qind ne tremujorin e trete krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Per shkak te kesaj situate diferenca e inflacionit ne vend me mesataren e inflacionit te Italise dhe Greqise eshte rritur ndjeshem gjate dy tremujoreve te fundit. Ajo shenoi nivelin me te larte ne tremujorin e trete 1.8 pike perqindje, nderkohe qe ka rezultuar thuajse zero gjate periudhes 2005-2008. Zgjerimi i ketij hendeku, sipas Bankes se Siperise, shoqeruar me sjelljen nencmuese te kursit te kembimit mund te perbejne burim presionesh inflacioniste ne te ardhmen. Por, pavaresisht niveleve te uleta te cmimeve te huaja, inflacioni i importuar ka ardhur ne rritje si pasoje e nencmimit te lekut gjate ketij viti. Veprimi i ketij faktori eshte ndjere kryesisht ne inflacionin e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe ne komponentin e inflacionit te sektorit te mallrave te tregtueshme. Megjithese cmimet e ushqimeve ne Itali dhe Greqi jane rritur me norma te uleta rritjeje perkatesisht me rreth 1.1 dhe 2.0 per qind ne tremujorin e trete, dobesimi i lekut ndaj euros ne terma vjetore ka frenuar percjelljen e renies se kostove te importuara ne ekonomine e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›