Durres-Kukes, dy tunelet gati ne vere
Tuneli ne rrugen Rreshen-Kalimash do te jete gati ne fillim te veres. Gjate kesaj periudhe do te rehabilitohet shembja qe ka ndodhur ne tunelin joaktiv. Menaxheri i projektit, Darren Mort, tha dje per mediat se "ka rreshqitje te masivit brenda tunelit, nderkohe qe ne po sigurojme personelin dhe pajisjet". Ai tha se po punohet me ritme te shpejta duke njoftuar se kontrata me qeverine eshte deri ne fund te veres. Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes, eshte mbyllur pa afat pak kohe me pare. Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje te pakten tre muaj. Per shkak se, rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille kerkon qe pas perfundimit, tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij, eshte bere gjate periudhes se veres per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja, mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv, krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri, vec te tjerash edhe per perfundimin e krahut tjeter te tunelit. Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti.
Nga pikepamja teknike, autostrada eshte e ndare ne 3 segmente: Rreshen-Rreps, me gjatesi 19.8 km, Rreps-Thirre, me gjatesi 26.5 km dhe Thirre-Kalimash, me gjatesi 14.8 km. Autostrada, me gjatesi te pergjithshme prej 64 km, me kater korsi, ndertohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i trete, Thirre-Kalimash, ka nje tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra te gjate, qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles. Ky tunel do te jete nje nder me te gjatet ne rajon. Ndertimi i rruges ka nisur dy vjet me pare. Projekti Rreshen-Kalimash u shoqerua me debate te forta politike, si dhe iu nenshtrua procedurave hetimore per shkak te dyshimeve per abuzime financiare, duke qene se kostoja e saj mund te shkoje ne me shume se 1 miliard euro.
"Aksesoret" qe rrethojne tunelin
Ne funksion te ndertimit te tuneli jane angazhuar dhe mbi 1300 automjete te llojeve te ndryshme. Afer tunelit ka perfunduar edhe ngritja e nenstacionit elektrik, linja e tensionit te larte 110 kilovolt, me synimin qe energjia elektrike brenda ne tunel te mos mungoje asnje cast. Gjithashtu ka perfunduar edhe ngritja e ujesjellesit dhe e godines se stacionit te policise. Tashme jo vetem shpirterisht por edhe fizikisht, permes autostrades shqiptaret po bashkohen. Mjafton te permendim faktin se rruga Prishtine-Tirane, nga 330 kilometra e gjate qe ishte po behet 265 kilometra, ose nga nje udhetim prej rreth 10 ore do te behet per rreth 3 ore e gjysme.
Rruga e re, rritet vlera e tokave
Rruga e re Durres-Kukes ka rritur ndjeshem vleren e pasurive te paluajtshme ne zonat ku kalon ajo. Aktualisht cmimi i nje dynymi toke kushton 2 milione leke ose 3 here me shume se para se te fillonin punimet. Madje ka pronare qe me gjithe cmimin e lakmuar, nuk pranojne ta shesin me shpresen e rritjes se metejshme te tij, pas perfundimit te autostrades. Vetem per shpronesimin dhe kompensimin e pronareve te tokes ku do te kaloje autostrada ne segmentin Morine- Kukes-Kalimash, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit 281 milione leke, fond qe ka sherbyer per kompensimin si per tokat bujqesore, ashtu dhe per banesat dhe bizneset private. Ky proces tashme ka perfunduar dhe jane zgjidhur pothuaj te gjitha problemet e shpronesimit. Ne segmentin e ri rrugor kane punuar 8 firma private. Punimet kane te bejne jo vetem me ndertimin e urave, por edhe te trasese se rruges e tunelit. Autostrada do te jete gati 45 km me e shkurter se, rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore nga gjashte ore qe eshte tani. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia.