Ksera: Ne 2010 do te punesohen 13 mije persona
Ministri i Punes, Spiro Ksera ka deklaruar se buxheti i dikasterit qe ai drejton, per vitin 2010 ka pasuar nje rritje krahasuar me nje vit me pare. Ajo shkon ne 18.6 miliarde leke, nga 16.5 miliarde ne vitin 2009. Kjo rritje e buxhetit sipas ministrit Ksera, do te shkoje per programe te reja qe mbeshtesin grupet ne nevoje. Ulja e nivelit te papunesise, do te jete nje nga objektivat kryesore. "Objektivat tona per vitin 2010, jane realizimi i 13 mije ndermjetesimeve per pune ose formimit profesional per 7500 persona, vetem ne qendrat publike", ka pohuar Ksera. Sipas tij, rritja e punesimit do te jete reale per shkak te politikave qe po ndiqen konkretisht ne infrastrukture, energjetike, bujqesi, turizem si dhe pershkallezimin e masave, per lehtesimin e biznesit. Llogaritja e buxhetit te ri eshte mbeshtetur ne uljen e rasteve abuzive ne skemen e ndihmes ekonomike dhe pagesave te personave me aftesi te kufizuar, si dhe forcimin e kritereve per vleresimin me aftesi te kufizuar. Nderkohe pagesat per personat me aftesi te kufizuar do te jene ne masen 11.4 miliarde leke, nga 9.2 ne vitin 2009, ose 24% me shume. Kurse, ndihma ekonomike te jete ne masen 5.2 miliarde leke, nga 4.2 ne vitin 2009. ose 24% me shume.