E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi mberrin ne shkolla, rrezikohet mbyllja

Sonila Isaku

Virusi A/H1N1 sic ishte parashikuar ka nisur te perhapet shpejt ne vendin tone, per me teper ka prekur edhe nxenesit e shkollave. Ne dy shkolla 9-vjecare, nje ne Tirane dhe nje ne Klos te Matit, pervec numrit te madh te mungesave jane konstatuar edhe raste me A/H1N1, per te cilat autoritetet shendetesore po diskutojne per mbylljen e ndonje klase te vecante. Nderkohe nje dite me pare jane shenuar edhe 9 raste te reja me gripin e derrit duke e cuar numrin e te prekurve ne 54.

Situata

Dy shkolla 9-vjecare, nje ne kryeqytet dhe tjetra ne rrethin e Matit, rrezikojne mbylljen pasi dyshohet se ka shperthim epidemik te virusit pandemik A/H1N1. "Vetem dje jane identifikuar nente raste te reja, madje kemi grumbullime ne komunitet, mund te themi se dyshohen 2 shkolla 9-vjecare behet fjale per nje shkolle ne Klos te Matit, ku nga 320 nxenes jane vene re 50 mungesa dhe nje shkolle ne kryeqytet, ku jane identifikuar raste te A/H1N1", ka pohuar Alban Ylli, drejtor ne Institutin e Shendetit Publik. Sipas tij, gjate diteve ne vijim, pritet te kete te tjera raste me grip derrash. Nderkohe drejtues te Ministrise se Shendetesise, pohojne se nje pese e madhe e virozeve eshte e nderthurur me gripin e derrave. "Rreth 90 per qind e rasteve qe qarkullojne aktualisht, jo vetem tek ne por ne te gjithe boten, jane H1N1, koha e virozeve sezonale nuk ka ardhur akoma", ka pohuar Pellumb Pipero, drejtor i Politikave me MSH njekohesisht edhe mjek infeksionit. Sipas tij, sistemi shendetesor eshte i gatshem per te zbutur efektet e virusit dhe perhapjen e shpejte.

Masat

Specialistet e Shendetesise, garantojne se Ministria ka marre te gjitha masat per te pasur ne kontroll situaten, por ata keshillojne qytetaret qe te marrin sa me shpejt vaksinen kunder gripit sezonal, e cila sherben dhe si mase parandaluese per gripin e derrit, qe pritet te perhapet me shpejtesi. Ministria e Shendetesise ka nisur bashkepunimin edhe me Ministrine e Arsimit, ate te Mbrojtjes, Ministrine e Brendshme dhe te tjera per te raportuar ne rast se ka me shume se 5 mungesa per shkak te gripit ne institucione te tilla si shkolla, reparte, konvikte, polici e te tjera. Nga ana tjeter kerkohet pajisja e te gjithe institucioneve me detergjente, per te mbajtur ne kontroll higjienen si burim kryesor i perhapjes se virusit.

Epidemia e gripit

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, ka pohuar se aktualisht vendi yne nuk eshte ne epidemi gripi, pasi jane shenuar 11.545 raste me grip te zakonshem nderkohe qe per te shpallur epidemine duhen 17 mije raste. "Jemi larg epidemise, por te gjithe qytetaret duhet te vaksinohen me vaksinen anti-grip, e cila eshte ne treg", ka nenvizuar Alban Ylli, drejtor ne ISHP. Vaksina e gripit sezonal ndodhet ne treg. Eshte mjeti me i mire, me kost-efektiv dhe me efikas per te parandaluar gripin sezonal. OBSH keshillon me force perdorimin e saj per nje sere grupesh qe konsiderohen ne risk, femijet e vegjel, grate shtatzena, personat me semundje kronike, te moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjec, si dhe nje grup personash qe kujdesen per personat me risk te larte sic mund te jene mjeket ose prinderit e femijeve te vegjel. Sipas drejtuesve te shendetesise, brenda muajit nentor pritet te vije vaksina kunder virusit A/H1N1 ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›