Rritja e cmimeve te konsumit problemi i dites per familjet shqiptare
Cmimet e produkteve ushqimore po pesojne rritje dita-dites. Madje disa produkte kane ndryshuar cmimin disa here vetem brenda nje muaji. Veza qe eshte edhe produkti me i lire ne treg kushton 15 leke nga 13 leke qe kushtonte nje jave me pare. Po keshtu nje liter vaj sot e blen me 220 leke nderkohe qe para nje jave blihej me 190 leke dhe ne fillim te ketij muaji nje liter vaj blihej me 160 leke. Rritje kane pesuar edhe disa produkte te qumeshtit. Sot 1 kg miell e gjen me 100 leke nderkohe qe para disa ditesh 1 kg miell kushtonte vetem 70 leke. Disa produkte kane pesuar rritje per shkak se shitesit dhe perfaqesues te firmave thone se eshte rritur akciza e ambalazhit. Me apo pa arsye e gjithe barra ka rene mbi qytetaret dhe rendon me teper tek ato familje me te ardhura te pakta pasi rritja e cmimeve ka prekur produktet baze te konsumit qe per nje familje te varfer ze rreth 70 per qind te shpenzimeve mujore.
Konkurrenca
Autoriteti i Konkurrences thote se po monitoron tregun per te verifikuar nese kjo rritje po behet ne menyre abuzive nga tregtaret ne baze te marreveshjeve qe ata bejne me njeri-tjetrin duke nxjerre fitime ne kurriz te konsumatorit. Ne kete rast kemi verejtur nje rritje sistematike te cmimeve. Nese dy firma bashkepunojne dhe rrisin cmimin ne bllok per te njejtin produkt konsumatoret ngaterrohen pasi nuk dine se ku te shkojne. Keto veprime jane shume te demshme per konsumatorin dhe rritjen ekonomike. Per kete arsye Autoriteti i Konkurrences vendos ndeshkime shume te forta deri ne 10 te xhiros vjetore- deklaroi Drejtoresha e AK-se Lindita Lati. Por hetimi i AK-se dhe ndeshkimi i abuzuesve vonon ne kohe per shkak te procedurave. Edhe ne rastet e ndeshkimit me gjobe haset veshtiresi per vjeljen e gjobave. Nderkohe qe per te ruajtur konsumatorin dhe qe tregu te funksionoje sic duhet duhet te vihen ne pune te gjitha strukturat shteterore duke nisur qe nga doganat tatimet dhe struktura te tjera qe kontrollojne cilesine e produkteve ne treg.
BSH-ja
Banka e Shqiperise pranon se nje pjese e cmimeve kane pesuar rritje si pasoje e vendimeve te marra direkt apo indirekt nga qeveria. Pa dashur te forcoje tonet mbi fenomenin e shtrenjtimit guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani paralajmeroi se per tri arsye te ndryshme inflacioni do te jete i veshtire per tu kontrolluar pavaresisht optimizmit per ta mbajtur brenda kufirit 3 per qind. Inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit rezultoi 3.4 per qind ne muajin korrik. Kjo norme inflacioni eshte shkaktuar kryesisht nga rritja e cmimeve te administruara e cmimeve baze ne tregjet nderkombetare dhe nencmimi i monedhes vendase- deklaroi tre dite me pare kreu i BSH-se pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres. Megjithate sipas guvernatorit BSH-ja do te perpiqet te mbaje nen kontroll inflacionin pavaresisht se kushtet aktuale e bejne te veshtire realizimin e objektivit. Me rritjen e cmimeve te administruara kuptohen tarifat e dritave ujit te pijshem te telefonise e postes spitaleve dhe ndikimin qe japin taksat ne disa produkte. Keshtu me rritjen e takses se akcizes per ambalazhet e qelqit dhe plastikes vendim qe u mor ne maj te ketij viti kane pesuar shtrenjtim ne muajin gusht te gjitha produktet qe mbeshtillen dhe paketohen me kete lende te pare duke nisur nga qumeshti dhe kosi. Si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses cmimet e lendeve te para kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate muajve te fundit. Vecanerisht cmimi i grurit ne tregjet boterore shenoi nje rritje te forte ne muajin gusht pas luhatjes se raporteve te kerkeses e ofertes dhe kufizimit te eksporteve nga nje prej vendeve kryesore prodhuese. Kjo ndryshim solli rritjen e cmimit te bukes me 10-20 leke. Por per BSH-ne ndikimi tek inflacioni nuk do te jete i konsiderueshem. BSH-ja veren me shqetesim forcen blerese te konsumatoreve shqiptare qe edhe pse me shenja pozitive ne muajt e fundit ka ende probleme ne kapacitetin ekonomik.
3 Shtator 2010