Karteli i bukes fikson cmimin ne 80 leke por nuk percakton peshen
Cmimi i bukes masive ka mbetur serish i paqarte per konsumatoret shqiptare. Prodhuesit e bukes per te shpetuar nga gjobat e Administrates Tatimore e cila ka nisur aksionet per te gjithe spekulatoret me cmimin kane vendosur te fiksojne nje cmim te cilin e kane aplikuar ditet e fundit. Sipas tyre cmimi i bukes nuk do te shitet me shume se 80 leke dhe nje nivel mbi te do te konsiderohet shkelje. Unioni i Tregtareve Agro-ushqimore pranojne rritjen e cmimeve te bukes ne vend duke e lidhur me faktin e luhatjes se bursave. Aktualisht ne bursa cmimi i shitjes se grurit ka pesuar ulje megjithese Rusia dhe Ukraina qe jane furnizuesit kryesore me grure te fabrikave shqiptare te prodhimit te miellit kane bllokuar shitjen e grurit dhe parashikojne respektivisht ulje te prodhimit ne masen 36 dhe 30 per qind. Por ne nje kohe qe ne tregun nderkombetar cmimi i grurit eshte stabilizuar serish si pasoje e nderhyrjes se SHBA-ve dhe Kanadase me prodhim me te madh tregu shqiptar po vuan nga spekulimi. Ne shume qytete te vendit nje buke masive eshte shitur nga 80-100 leke ne nje kohe qe pervec cmimit tregtaret abuzojne edhe me gramaturen e bukes masive qe sipas ligjit mbi artikujt e Shportes ajo duhet te kete peshen standarde 1 kg. Por ne shume furra dhe dyqane te tregtimit te bukes pesha e kesaj te fundit varion nga 700 deri ne 900 gram dhe ne asnje vend nuk gjendet buke masive me peshe 1 kg. Nga ana tjeter Shoqata e Prodhuesve te Bukes edhe pse ka fiksuar cmimin e saj ne modelin kartel nuk ka percaktuar nga ana tjeter se sa duhet te jete pesha e nje buke masive gruri. Edhe pse organet kompetente tashme kane vijuar me kontrolle ne terren dhe me vendosjen e gjobave duket se kjo nuk i ka trembur shume prodhuesit e bukes. Neper furra gjen te afishuara cmime te ndryshme te cilat variojne nga 70 deri ne 100 leke. Ky ndryshim drastik ne cmime erdhi menjehere pas sinjalit te tregjeve nderkombetare per rritje te cmimit te grurit.
Tregtaret
Vendet kryesore te prodhimit te grurit ne bote SHBA-ja Kanadaja dhe Rusia ne deklaratat zyrtare jane shprehur qe do bejne nje rivleresim te situates nderkombetare te tregut te grurit ne datat 12-15 shtator per tu shprehur lidhur me sasite qe do vihen ne shitje dhe me nivelin e cmimit te shitjes. Njekohesisht Australia Argjentina dhe Komuniteti Europian kane deklaruar se do te nxjerrin ne treg rezervat e grurit per te mos lejuar nje rritje te metejshme te cmimit te grurit ne bursat nderkombetare. Dje ne bursen e Frances gruri u kuotua ne nivelin 320-340 USD/toni gje qe do te thote se cmimi mesatar i shitjes se 1 kg miell ne Shqiperi nuk do te kaloje kufirin e 60 leke/kg aq sa po shitet aktualisht. Niveli i cmimit te shitjes se 1 kg buke eshte mesatarisht 20 leke me shume se sa cmimi i shitjes se 1 kg miell qe do te thote qe cmimi i shitjes se 1 kg buke nuk do te kaloje nivelin e 80 lekeve/kg ne varesi te cilesise se miellit dhe llojit te bukes qe prodhohet- thane tregtaret. Sipas tyre cdo cmim i shitjes se 1 kg buke mbi kete nivel eshte nje cmim abuziv dhe jashte nivelit te cmimeve normale qe duhet te jene ne treg.
Gruri
Rritja e cmimit te grurit nga ekspertet ne bote eshte krahasuar me levizjet e cmimit te naftes vecse edhe ne kete rast sugjerohet qe te mos krijohet panik per cmimin e grurit dhe te hidhet veshtrimi mbi rezervat. Cmimi qe u rrit ne fillim te ketij muaji ne fakt zgjoi reagime te ashpra dhe u konsiderua si abuziv por importuesit e grurit e justifikuan kete me rritjen e cmimit ne bursa. Por edhe pse situata ne bursa tashme ka njohur permiresime te ndjeshme ndryshimet ne cmimin e bukes ne kahun e uljes duket se nuk do te reflektohen heret. Situata ne tregjet nderkombetare filloi te jepte sinjale pozitive ne javen e fundit te gushtit por fillimisht nga deklaratat e krereve te shteteve te medha si Rusia. Te gjithe prodhuesit e medhenj kane garantuar se nuk ka deficit ne prodhimin e dritherave cka le te kuptosh qe lekundje te tilla ne cmime ne tregjet nderkombetare jane normale por te perballueshme.
Masat
Rritja e cmimit te bukes u be ne te njejten kohe ne shumicen e furrave qe prodhojne buke ne vend. Disa prej tyre e rriten kete cmim ne menyre abuzive cka detyroi Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve qe te dilte ne terren per te verifikuar shkeljet qe beheshin nga subjekte te ndryshme. Jo pak prej tyre edhe u gjobiten ne masa te ndryshme sipas shkeljes se verifikuar por edhe pas kesaj cmimi vijoi te mbetet i larte. Nderkohe qe ne ditet ne vijim DPT-ja do te vazhdoje me verifikimin e situates ne furrat e prodhimit te bukes per te konstatuar subjektet qe kane bere rritje te cmimit ne menyre abuzive.
Importi
Duke qene se Shqiperia nje pjese te mire te grurit e importon dhe bluarja e tij behet ne vend cmimi i bukes u rrite menjehere pas rritjes se cmimit te grurit ne tregjet nderkombetare. Gjithsesi ekspertet parashikojne qe cmimi do te arrije kuotat stabel ne nje kohe te shkurter. Kjo ne fakt do te lehtesoje edhe barren e importuesve e cila pritet qe te reflektoje pozitivisht edhe ne cmimet e bukes ne vend.
3 Shtator 2010