E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i INSTAT-it Bien eksportet thellohet deficiti tregtar



Shqiperia po del me humbje edhe ne tregtine e jashtme. Renia e eksporteve krahasuar me nje muaj me pare si edhe rritja e ndjeshme e importimit te mallrave nga jashte kane thelluar me tej deficitin tregtar te vendit. Sipas raportimit me te fundit te INSTAT renien me te ndjeshme e ka pasur eksporti i energjise elektrike. Nga te dhenat rezulton se ne fund te muajit korrik deficiti tregtar arriti vleren e 31 miliarde lekeve duke shenuar rritje te ndjeshme si kundrejt tremujorit te meparshem ashtu edhe krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Thellimi i deficitit erdhi si pasoje e rritjes me te madhe te importeve kundrejt eksporteve. Rreth 65.6 per qind te shkembimeve tregtare Shqiperia e realizon me vendet e Bashkimit Europian ne nje kohe qe Italia dhe Greqia vazhdojne te mbeten partneret kryesore tregtare me te cilet kryhet pjesa derrmuese e eksporteve dhe importeve.

Eksportet
Eksportet kane pesuar nje rritje me rreth 39.3 per qind ne krahasim me nje vit me pare nderkohe qe kane pesuar nje ulje me 186 kaluar me muajin paraardhes. Ne nje konference per shtyp Alma Mara specialiste e tregtise me jashte ne INSTAT deklaroi se deficiti tregtar ka pesuar nje rritje me 27.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes. Nderkohe qe ne baze te nengrupeve rritje me te madhe me rreth 46 per qind ka pesuar grupi lekure dhe artikuj te tyre. Po me te njejten perqindje por qe ka pesuar edhe uljen me te madhe ka qene nengrupi i minerale lende djegese energji elektrike. Tregtia e jashtme vazhdon qe te realizohet kryesisht me vendet e BE-se me rreth 65.5 per qind. Eksporti me Italine eshte dhe me i madhi me rreth 58 per qind. Ne korrik 2010 u eksportuan 13464 milione leke mallra me nje ulje prej 18.6 per qind ne krahasim me qershorin e po ketij viti dhe me rritje me 39.3 per qind ne krahasim me korrik 2009. U importuan 44501 milione leke mallra me rritje 8.8 per qind ne krahasim me qershorin 2010 dhe rritje 21 per qind ne krahasim me korrikun 2009.

Deficiti
Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 31037 milione leke duke shenuar nje rritje prej 27.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 14.5 per qind krahasuar me muajin korrik te vitit 2009. Me Italine eksporti eshte 58 per qind dhe importi 30.6 per qind ndersa me Greqine eksporti eshte 5.6 per qind dhe importi 11.1 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur jane per eksportin Britani e Madhe Gjermani Itali Kosove SHBA etj dhe per importin Austri Itali Spanje Kosove Turqi etj. Krahasimi me muajin paraardhes per disa nga grup mallrat tregon qe Eksporti i grupit Lekure dhe artikujt prej tyre u rrit 46 per qind Tekstile dhe kepuce u rrit 7.8 per qind. Eksporti i grupit Minerale lende djegese energji elektrike u ul 46.1 per qind. Importi i grupit Materiale ndertimi dhe metale u rrit 30.4 per qind Ushqime pije duhan u rrit 20.8 per qind Prodhime druri dhe letre u rrit 16.5 per qind. Importi i grupit Produkte kimike dhe plastike u ul 6.9 per qind. Ne korrik 2010 importi i mallrave me akcize arriti vleren 6679 milione leke duke zene 15 per qind ndaj totalit te importit. Krahasuar me qershorin 2010 importi i mallrave me akcize ka pasur rritje prej 5.1 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara 66.1 per qind e zene nenproduktet e naftes.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›