E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çmimet e reja të patentës/ Kërkesa në rritje të qytetarëve për të marrë leje drejtimi

Prej dy ditësh regjistrimi ka shkuar në 80 persona dhe nëse ky fluks do të vazhdojë do të jetë tepër e veshtirë sistemi dhe menaxhimi situatës. Nëse situata do të vazhdojë e njëjtë shumë Autoshkolla në qytetin e Elbasanit do ta kenë të pamundur organizmin dhe kryerjen e kursit të patentës, sidomos në fazën e përgatitjes së praktikës.

Paralajmërimi për një rritje të çmimit të patentës ka nxitur shumë persona në Elbasan qe të dynden  në dyert e ambulancës së qytetit për të kryer kontrrollin shëndetësor të nevojshëm për tu regjistruar në kursin për të marrë leje drejtimi. Të interesuarit për tu pajisur me një patentë  thonë se një cmim më i lartë do të ishte i papërballueshëm.

Inxhinjeri Qani Xhafa shprehet se po ndeshen  me një shtim të kërkesave të personave që dëshirojnë të regjistrohen për të kryer kursin e patentës  dhe kjo për faktin se janë njohur me mundesinë e rritjes se çmimit të patentës. Menaxhimi i situatës duket i vështirë, duke u përpjekur për ti sistemuar me shtimin e seancave mësimore.  Marrëveshja mes përfaqësuesve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim eliminimin e evazionit  fiskal dhe informalitetin në sektorin e Autoshkollave, po verifikohet nga Autoriteti i Konkurrencvës mbi përcaktimin e kostos minimale fiskale të përgatitjes për drejtues mjeti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›