Akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, producenti Harvey Weinstein dënohet edhe me 16 vite burg

Producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein, është dënuar me 16 vite burg në Los Anxhelos, pasi u shpall fajtor për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual që datojnë që nga viti 2013. 70-vjeçari tashmë po vuan një dënim prej 23 vitesh.
Më shumë se 80 njerëz kanë bërë akuza për përdhunim dhe sjellje të pahijshme ndaj Weinstein që datojnë që nga fundi i viteve 1970. Në vitin 2020, Weinstein u dënua me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual kundër një asistenteje produksioni dhe një aktoreje.
Dënimi u pa si një moment i rëndësishëm në lëvizjen #MeToo, e cila kishte hedhur dritë mbi abuzimin dhe ngacmimin e shfrenuar seksual në industrinë e filmit dhe televizionit./ BBC
/rtsh.al/