E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë/ Goditet grupi kriminal, Policia arreston një prej anëtarëve, në kërkim 4 bashkëpunëtorët

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 1 person dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, pjesëtarë të një grupi kriminal. Sipas njoftimit të bluve të qytetit bregdetar,  është arrestuar 29-vjeçari D.K. dhe “ u shpallën në kërkim shtetasit I. H., 30 vjeç, O. K., 33 vjeç, E. H., 32 vjeç dhe K. I., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Të 5 pjesëtarët e grupit kriminal ndodheshin në automjet në momentin që policia u ka bërë shenjë për të ndaluar, urdhër së cilit ata nuk u janë përmbajtur dhe kanë rritur shpejtësinë duke u larguar dhe rrezikuar efektivët.

Pas identifikimit të tyre, Policët kanë ushtruar kontrolle në banesat e 5 pjesëtarëve ku kanë bërë të mundur vetëm arrestimin e njërit prej tyre. Policia ka gjetur dhe sekuestruar “veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas”.   

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›