Cmimet e transportit, miratohet rritja 50%
Rriten cmimet e sherbimeve ne transportin urban. Keshilli i Ministrave vendosi dje te pranoje kerkesen e herepashershme te Shoqates Kombetare te Transportit Urban, duke rritur me 50 per qind te gjitha cmimet e sherbimeve te ketij transporti. Keshtu, pas botimit te vendimit ne Fletoren Zyrtare, bileta njeudhetimeshe do te kushtoje 30 leke, aboneja e pergjithshme 1200 leke, abonoja vetem per nje linje 900 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Ne relacionin per projektvendimin ne fjale thuhet se ndryshimet e reja ne tarifa jane bere ne vitin 2004. "Gjate kesaj periudhe 4-vjecare, sherbimi ne transportin qytetes te udhetareve ka pesuar nje ulje te nivelit te standardeve te sherbimit, si pasoje e rritjes se cmimit te naftes dhe vajrave lubrifikante ne treg", thuhet ne relacion. Gjithashtu, po ne kete dokument tregohet se abuzim kane kryer edhe anetare te shoqatave ne lidhje me kategorine e qytetareve qe perfitojne udhetimin falas. Nga studimi i kryer nga Instituti i Studimeve te Transportit, per vitin 2007 rezultoi se rreth 10 per qind e qytetareve qe perdornin mjetet e transportit qytetes, ishin te pajisur me karta anetaresie. Shoqata Kombetare e Transportit Urban ka deklaruar se pas hyrjes ne fuqi te cmimeve te reja, do te ndryshojne edhe kushtet e mjeteve te transportit. Fillimisht shoqata kombetare e Transportit Qytetes hodhi idene e rritjes se cmimit te biletes me 50 leke, gje qe u kundershtua nga mbare opinioni publik. Nje gje e tille nuk u pranua madje as parimisht as nga Bashkia e Tiranes, apo Ministria e Financave, per shkak se askush nuk do ta perballonte nje cmim te tille. Pas disa muajsh kaosi dhe bojkotimi te biletave te pajtimit mujor, me ne fund Keshilli i Ministrave e miratoi projektvendimin, duke bere rritjen e tarifave te sherbimit te transportit urban pas 4 vitesh. Sipas burimeve nga Shoqata e Transportit, rritja e cmimit te karburantit dhe sherbimeve te tjera u ka shkaktuar atyre humbje te medha.
Kur hyn ne fuqi vendimi
Pas miratimit te vendimit te djeshem ne lidhje me tarifat e reja te transportit urban, vendimi do te kaloje per diskutime dhe me pas per miratim ne komisionet kuvendore. Pasi komisioni perkates ta kete miratuar, duhet te kalojne rreth 45 dite, deri ne botimin e vendimit ne Fletoren Zyrtare. Diten e botimit, cmimet e reja do te hyjne ne fuqi.
Kur hyn ne fuqi vendimi
Pas miratimit te vendimit te djeshem ne lidhje me tarifat e reja te transportit urban, vendimi do te kaloje per diskutime dhe me pas per miratim ne komisionet kuvendore. Pasi komisioni perkates ta kete miratuar, duhet te kalojne rreth 45 dite, deri ne botimin e vendimit ne Fletoren Zyrtare. Diten e botimit, cmimet e reja do te hyjne ne fuqi.