Cmimet e ulta, frenuan inflacionin
Inflacioni ka shenuar kete vit nivelin me te ulet historik, me nje mesatare vjetore ne kater muajt e pare te vitit me pak se 2 %. Sipas, Bankes se Shqiperise, inflacioni i ulet po reflekton krizen nderkombetare, pasi cmimet e lendeve te para kane pesuar nje renie te dukshme. Por renia e ndjeshme dhe e shpejte e inflacionit, vecanerisht ne tremujorin e katert te vitit te kaluar dhe ne tremujorin e pare te vitit 2009, eshte ndikuar nga ngadalesimi i ritmeve te rritjes se kredise per ekonomine, pritjet pesimiste te bizneseve dhe konsumatoreve per zhvillimet e ardhshme ne aktivitetin ekonomik dhe ne fushen e cmimeve, sinjalizojne ngadalesim te kerkeses konsumatore lajmeron banka. Objektivi i Bankes se Shqiperise eshte qe niveli i poshtem i inflacionit te jete 2 per qind, por treguesi i cmimeve per muajin shkurt 2009 ka rezultuar poshte ketij niveli. Ritmet e rritjes se cmimeve ne nje periudhe afatmesme do te jene te ulta sipas parashikimeve te Bankes, sipas se ciles kriza globale ka ndikuar ne uljen e cmimeve te lendeve te para te cilat ne teresi kane cuar frenim te rritjes se cmimeve.