Fundjava, 800 turiste evropiane zbarkojne ne Sarande
Tre anije turistike kane prekur te shtunen bregun e qytetit te Sarandes, duke sjelle per vizite disaditore 800 turiste nga disa shtete te Evropes. Burime nga kapiteneria e portit thane se, tragetet turistike "Rena 2" dhe "Antigoni", kane pasur ne bord perkatesisht 113 dhe 91 turiste nga vende te ndryshme te botes, te kontraktuar nga shoqeria turistike "Shkendija Travel". Ndersa, pas mesdites se djeshme, ne Gjirin e Sarandes ka mberritur edhe kruaziera e trete, "Insigna", me 570 turiste ne bord. Pavaresisht se, kriza ekonomike qe ka perfshire mbare globin do te kete ndikimet e saj negative edhe ne sektorin e turizmit, duke se ne rastin e Shqiperise nuk do te jete keshtu. Operatoret turistike jane optimist se edhe ku\y sezon turistik do te jete i suksesshem per nga prurjet e turizmit. Sipas tyre, arsye kryesore se pse do te favorizohet Shqiperia edhe kete vit, do te jete mos pajtimi maqedonasve me greket ne lidhje me emrin e Maqedonise. Ky konflikt ndermjet dy vendeve fqinje pritet te sjelle edhe kete vit nje numer te madhe maqedonasish per pushime ne vendin tone, te cilet me pare i kryenin keto pushime ne Greqi. Gjithashtu situata jo favorshme e sigurise ne te cilen eshte gjendur kete vit Greqia pritet te spostoje nje numer te madhe turistesh ne vendin tone. Gjithashtu anetaresimi i Shqiperise ne NATO e ka permiresuar opinionin e te huajve per turizmin ne Shqiperi, te cilet pritet te frekuentojne edhe me shume Shqiperine kete vit. Nga ana tjeter kriza globale, do te favorizoje Shqiperine edhe per shkak te cmimeve me te lira ne krahasim me vendet perendimore. Nderkohe qe Shqiperia ka te garantuar tashme nje kontingjent turistesh kosovare qe e kane kthyer ne tradite te kalojne pushimet ne bregdetin shqiptar.