E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet, inflacioni i kalon kufijte Blerina Hoxha

Pas disa vitesh stabilitet, cmimet sidomos ato te ushqimeve kane pesuar nje rritje te madhe keto dy muajt e fundit. Ky fenomen i konstatuar tashme nga cdo familje shqiptare eshte vertetuar zyrtarisht edhe nga Instituti i Statistikes, sipas te cilit cmimet gjate muajit shkurt pesuan nje rritje te pergjithshme 4.4 per qind, ne krahasim me shkurtin e vitit 2009. Mirepo Banka e Shqiperise qe eshte pergjegjese per te mbajtur ne kufijte e 3 per qindeshit rritjen e cmimeve, e konsideron fenomenin e rritjes se tyre afatshkurter duke mos lene te kuptoje nje shtrengim te mundshem te normes se interesit. Keshtu sipas INSTAT, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 2.4 per qind, me nje ndikim pre 0.9 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 13.2 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te preshit 40.8 per qind, domateve me 30.9 per qind, lulelakres me 22.3 per qind, specave me 15.3 per qind, kastraveceve me 10.0 per qind, qepeve te thata me 10.3 per qind etj. Cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje rritje prej 1.3 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te limoneve me 15.7 per qind, mandarinave me 12.7 per qind, molleve me 1.7 per qind, dardhave me 1.3 per qind, etj, ndersa cmimet e portokallieve shenuan nje ulje prej 4.6 per qind, dhe kivit 2.3 per qind, etj. Gjate muajit shkurt cmimet ne nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, pesuan ulje ku mund te vecojme uljet ne nengrupet, "peshk" me 1.2 per qind, "vajra dhe yndyrna" 0.5 per qind, "qumesht djathe e veze" 0.5 per qind, etj. indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 0.5 per qind, brenda te cilit cmimet e kepuceve shenuan nje ulje prej 0.5 per qind dhe cmimet e veshjeve 0.3 per qind. indeksi i grupit "pije alkoolike dhe duhan " shenoi nje rritje prej 0.3 per qind, brenda te cilit cmimet e pijeve alkoolike u rriten me 0.3 per qind dhe cmimi i duhanit me 0.2 per qind. indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 0.3 per qind, ku mund te vecojme rritjet e cmimit te karburanteve,konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.9 per qind, dhe cmimi i benzines 0.7 per qind. Indeksi i grupit "Qera, uje, lende djegese dhe energji" shenoi nje rritje prej 0.1 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimit te gazit te lengshem me 3.8 per qind. Cmimi i energjise elektrike shenoi nje rritje prej 13.1 per qind, rritje kjo qe u pasqyrua qe ne indeksin e muajit Janar 2010. Ne grupet e tjera ndryshimet mujore variojne nga -0.1 per qind ne + 0.2 per qind. Ajo cka kuptohet si inflacion ka te beje me faktin se atje ku ka shume para ka rritje cmimesh; se atje ku te mirat materiale dhe sherbimet e ofruara jane te pakta, perseri do te ballafaqohemi me rritje cmimesh, rritje e cila ne fund te fundit, per te dyja rastet e cituara do te thote qe ka inflacion.
BSH: Rritja e cmimeve, afatshkurter
Tendenca afatshkurter eshte ne rritje, por treguesit afatmesem jane per nje shifer te kontrolluar te inflacionit, ky eshte qendrimi i Bankes se Shqiperise ne lidhje me rritjen e cmimeve te vene re kohet e fundit. Rritja vjetore e cmimeve te konsumit ne muajin janar ishte brenda objektivit te Bankes se Shqiperise per inflacionin, por ne muajin shkurt rritja eshte 1.4 per qind me e larte se objektivi i bankes. Sipas autoritetit qendror bankar, tendenca rritese e inflacionit ka ardhur kryesisht si pasoje e rritjes se cmimeve te produkteve ushqimore, nen ndikimin e tendences rritese te cmimeve te tyre ne tregjet boterore dhe te efektit te vonuar te nencmimit te kursit te kembimit. Kontributi i grupeve te tjera te shportes se cmimeve te konsumit ne inflacion ishte i ulet, por gjithsesi ne kahun rrites. Faktorizimi i rritjes se fundit te cmimit te energjise elektrike,ane inflacionin e muajit shkurt, pritet te jape nje ndikim prej rreth 0.5 pikesh perqindjeje ne rritjen e normes se inflacionit vjetor. Banka e Shqiperise vlereson se ecuria e ekonomise shqiptare ka prodhuar nje ambient me presione te balancuara inflacioniste. Ky zhvillim konfirmohet edhe nga ecuria e inflacionit baze dhe te atij te produkteve te patregueshme, normat respektive te te cilave ishin perkatesisht 1.4 dhe 1.7 per qind ne muajin janar. Keto tendenca deshmojne se presionet inflacioniste te ushtruara nga kerkesa e brendshme jane te dobeta, nderkohe qe rritja e inflacionit gjate muajve te fundit eshte diktuar kryesisht nga faktore te kahut te ofertes. Banka e Shqiperise gjykon se veprimi i ketyre faktoreve do te jete i perkohshem, dhe se presioni i tyre ne inflacion pritet te vije gradualisht ne renie gjate vitit 2010. Ky lexim i situates duket se ndahet edhe nga agjentet kryesore ekonomike, pritjet inflacioniste te te cileve mbeten te ankoruara prane objektivit te Bankes se Shqiperise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›