Monopolet, hetimet perfshijne te gjitha tregjet
Blerina Hoxha
Shume linja te tregut vendas jane perfshire kete vit ne procedura hetimi per shkak te marreveshjeve monopol ne dem te konsumatoreve. Lajmin e dha dje kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Milo-Lati, gjate nje raporti para Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Fillimi i vitit 2010 e gjeti institucionin e konkurrences duke monitoruar dhe hetuar mbi praktikat potenciale antikonkurruese ne disa sektore dhe tregje specifike, te cilat kane filluar gjate vitit te kaluar. Keshtu, monitorimi i tregut te sherbimeve bankare me pakice; Hetim i thelluar ne tregun e prokurimit te makinave; hetimi i thelluar ne tregun e prodhimit ne vend dhe te shitjes se hidrokarbureve (nafta D2) per ndermarrjen ARMO. "Aktualisht eshte hapur hetimi paraprak ne tregun e gazit te lengshem, per shkak te ndryshimeve strukturore ne segmentin e tregut te shkarkimit dhe depozitimit" tha para deputeteve, kryetarja e Konkurrences. Sipas saj ne tregjet me pozite dominuese do te vazhdoje monitorimi, si ne sektorin e energjise elektrike edhe tregu i komunikimeve elektronike. Gjithashtu, krahas perfundimit te monitorimeve qe jane ne proces, transporti dhe sherbimet aeroportuale te TIA (transporti publik, transporti ajror) do te jene nen monitorim per te pare kushtet e funksionimit te tregut, si dhe monitorimin e tregjeve te tjera sipas dyshimeve per shkelje te mundshme te ligjit "Per mbrojtjen e konkurrences". Ne teresine e tij ky aktivitet shumedimensional i institucionit te konkurrences eshte sintetizuar ne 36 vendime te Komisionit te Konkurrences gjate vitit te kaluar. Nepermjet ketyre vendimeve jane penalizuar apo jane dhene masa te perkohshme ndaj firmave qe kane shkelur ligjin nepermjet praktikave antikonkurruese apo per shkelje te tjera te ligjit, jane dhene rekomandime institucioneve te tjera rregullatore apo qendrore per rregullime ligjore te cilat do te mundesojne nje treg me funksional. Viti 2009 ka shenuar nje rritje te rasteve te hetuara nga Autoriteti i Konkurrences ne zbatim te ligjit "Per mbrojtjen e konkurrences". Gjate ketij viti AK, ka aplikuar nje platforme me atraktive per te rritur ndjeshmerine e komunitetit te biznesit per nje bashkepunim me real me Autoritetin ne funksion te respektimit te rregullave te ekonomise se lire te tregut nga te gjithe operatoret. Kjo taktike ka cuar ne rritjen e numrit te ankesave nga operatoret e tregut dhe konsumatoret ne tregjet e komunikimit elektronik (2 raste), tregu farmaceutik, tregu i energjise, tregu i profesioneve te lira si dhe tregu i sigurimeve.
Monitorimet dhe hetimet per monopol gjate 2009
- Tregun e tranzitimit dhe interkoneksionit ne komunikimet elektronike.
- Tregun e importit dhe te shitjes me shumice te karburanteve.
- Tregun e importit te grurit dhe te prodhimit te miellit per buke.
- Tregun e sigurimit te detyrueshem TPL e brendshme.
- Tregu i bonove te thesarit.
- Tregu farmaceutik.
- Tregu i profesioneve te lira.
- Tregu i menaxhimit te se drejtes se autorit.
- Tregu i depozitave dhe i kredive.
- Tregu i prodhimit ne vend te hidrokarbureve.
- Tregu i prokurimeve te makinave te reja.
Monopolet, gjobat 6 milione euro te pa mbledhura
Autoriteti i Konkurrences beri publike dje per mediat ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise se, tatimoret nuk kane mbledhur dot asnje nga gjobat e vena per spekulime ne treg. "Nga 9 vendime qe jane marre per vendosjen e ketyre gjobave, vetem njeri ka marre vendim te prere dhe ai nuk eshte ekzekutuar. Nuk ka asnje instrument ligjor per t'i mbledhur gjobat", u shpreh Lindita Lati, kryetare e Autoritetit te Konkurrences. Autoriteti i Konkurrences pretendon se, ka dyshime se, spekulimet jane te shumta dhe pjesa derrmuese e tyre prekin tregjet me te rendesishme, ku marreveshjet e fshehta apo praktika te tjera spekulative, rrisin cmimet per konsumatoret. Ne total Autoriteti i Konkurrences ka vendosur rreth 790 milione leke gjoba, gati 6 milione euro, por asnje qindarke nuk ka arritur te arketohet.
Monopolet me prokurimet publike ne hetim
Autoriteti i Konkurrences ka nisur nje hetim te thelluar edhe ne fushen e prokurimeve. Marreveshjet mes firmave para garave te tenderimeve me fondet publike do te hetohen ne bashkepunim me institucionet e tjera, nderkohe qe rasti i pare i hetimit eshte prokurimi i makinave te reja nga administrata shteterore."Ne kemi hapur hetimin e thelluar dhe jemi ne perfundim te procedurave te hetimit ne tregun e prokurimeve te makinave te reja. Por autoriteti i konkurrences do te shkoje pertej kesaj. Se bashku me entet perkatese do te ndertoje nje plan veprimi per trajnimin e stafeve te cilet merren ne menyre te drejt per drejte me prokurimet publike per te evidentuar elementet e marreveshjeve brenda per brenda ketyre proceseve",-tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit te Konkurrences.