E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet per festa Bashkia planifikon masa

Si çdo vit në prag të festave në Shqipëri tregtarët rrisin çmimet e produkteve ushqimore. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka nisur të monitorojë 6 tregje kryesore me qëllim të frenojë  tregtarët të mos rrisin në mënyrë abuzive çmimet e produkteve të shportës dhe të fruta perimeve.

Sipas Geron Ibrahimit, drejtor i kesaj Agjensie në rast se tregtarët do të rrisin çmimet në mënyrë abuzive, atëherë përveç masave ndëshkuese nëpërmjet inspektorëve tatimorë do të konkurohen me hapjen e tregjeve që do të kenë çmime të favorshme për konsumatorin.

"Paralelisht po monitorohen gjashtë tregje dhe mesataret e çmimeve do t'i shpallim çdo ditë në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për to", u shpreh Ibrahimi.

Bashkia e Tiranes e ndermori një nismë të tillë edhe një vit më parë, por në prag te festave nuk u evitua rritja e çmimeve, pasi tregtaret justifikohen me rritjen e çmimeve nga tregtarët e shumicës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›