E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Situata ne tunelin e Thirres nen kontroll

Situata ne tunelin e Thirres eshte vene nen kontroll, nga kompania qe eshte e ngarkuar per perfundimin e tij. Ministri i Transportit, Sokol Olldashi tha dje per mediat se "ne saje te masave emergjente te marra sipas udhezimeve te eksperteve, galeria e veriut eshte siguruar ne gjendje te qendrueshme dhe ajo e jugut (ku ndodhi rreshqitja) ka nje permiresim te ndjeshem. Sipas Olldashit, kontraktori se shpejti do te filloje implementimin e projektit te ri per stabilizimin dhe zgjidhjen definitive te galerise jugore ne baze te rekomandimeve te eksperteve te pavarur te angazhuar per zgjidhjen e situates. "Me duhet te riperseris faktin qe fenomeni gjeologjik i tunelit te Thirres, ka qene i paparashikueshem, por jo i panjohur per ne",-tha ministri. Ai tha se, per t'i dhene zgjidhje problemit shume me pare se te ndodhte rreshqitja, jane angazhuar ekspertet me te mire e me te spikatur te inxhinierise boterore si Dr. Sauer Bureau nga Austria dhe Muller & Hereth nga Gjermania. Keshtu ne baze te rekomandimeve te grupit te eksperteve, te supervizorit kroat IGH, menaxherit britanik te projektit, Roughton dhe ekspertizes se pavarur, ne vendosem mbylljen e tunelit, nje muaj perpara shembjes ne galerine jugore.

"Beme sigurimin e domosdoshem dhe te menjehershem te hyrjeve te tunelit per te mos lejuar asnje person (pervec eksperteve te specializuar) te afrohet prane zones se riskut, deri ne stabilizimin e rishperndarjes se sforcimeve dhe te plasaritjeve te shkembit", -tha Olldashi. Zone problematike, sipas tij, jane vetem 50 metra, ne nje gjatesi prej gati 12 mije metrash qe eshte totali i tunelit, ose e shprehur ne perqindje ne vetem 0.4 per qind i tunelit.

Zgjidhja

Sipas Olldashit, kontraktori se shpejti do te filloje implementimin e projektit te ri per stabilizimin dhe zgjidhjen definitive te galerise jugore, ne baze te rekomandimeve te eksperteve te pavarur, te angazhuar per zgjidhjen e situates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›