E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çmimi i bukës, PD: Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të bukës. Ndersa  publikoi një video ku reagojnë qytetarët për rritjen e çmimit të bukës. Ajo shprehet se shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës. “Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme. Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv”, thote Duma

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›