New York/ Rama në zyrat e kompanisë Pfizer, takon drejtorin ekzekutiv

Pfizer ishte kompania që na mundësoi 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID, duke sjellë dhe nisjen e vaksinimit në vendin tonë. Sot kryeministri Edi Rama, ka shkuar në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, ku ka takuar drejtorin e saj ekzekutiv, Albert Borula. Teksa ka publikuar një foto me Borulën, Rama shkruan se një vit më parë ai i mundësoi vendit tonë nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon.
“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.