Turi ballkanik, Shqipëria ndalesa e parë, Von der Leyen më 28 shtator në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e fillon turin e saj të vizitave në Ballkanin Perendimor me vizitën në Shqipëri. Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator, dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ne 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosoven, Malin e Zi dhe Serbinë dhe në 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.
Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentes. Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven evropiane te vendeve të rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Evropian ndaj tyre.
Vizita do të ofrojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perêndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë.