Cmimi i dritave, rritje tre vite rresht
Blerina Hoxha
Te pakten edhe per tre vitet ne vazhdim, cmimi i energjise elektrike do te vije ne rritje. Keto jane parashikimet e Entit Rregullator te Energjise, te cilat i ka dhene per mediat, kryetari i ketij Enti, Bujar Nepravishta. Rritja e cmimeve nuk do te aplikohet kete vit, per shkak te tranzicionit qe po kalon Kompania e Shperndarjes se Energjise, (OSSH) ne procesin e privatizimit. Bleresit e rinj, sipas percaktimeve paraprake te percaktuara ne kontraten e shitjes, pritet qe te bejne nje kerkese per rritjen e cmimeve qysh kete vit, me qellim qe te hyjne ne fuqi ne janar te vitit 2010. Burimet zyrtare te ERE-se shpjegojne se, rritja e cmimeve, do te shtrihet ne nje hark kohor gjate tre viteve ne vazhdim per shkak te tendences gjithnje ne rritje, te cmimit te energjise ne rajon. Ne Shqiperi kostoja e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht eshte rreth 30 per qind. Vetem per shkak te kesaj situate ne menaxhimin e OSSH, konsumatoret e rregullt ne konsumin e energjine paguajne edhe per ata qe vjedhin energjine. Per vitin 2008 ERE, nuk e miratoi rritjen e cmimeve te energjise per shkak se, tarifat e miratuara per vitin 2008 mbulojne te gjitha kostot e parashikuara nga KESH-i per nje furnizim pa nderprerje te vendit me energji elektrike. Duke vleresuar situaten shume te favorshme hidrologjike ne vend ERE, deklaroi se nuk shikon asnje argument qe te perligje nje rritje te re te cmimeve per vitin 2008. Humbjet e pergjithshme te energjise elektrike per vitin 2008 rezultojne me 2140 KW/h, dhe ne perqindje 33.99 per qind. Ne raportin vjetor per vitin 2008, ERE thekson se kjo problematike ende nuk ka perfituar amortizimin e nevojshem, ne nje kohe qe duhet te marre zgjedhjen e duhur, duke mos kercenuar ne vazhdim te ardhurat e OSSH-se, ku pasojat reflektohen ne faturat e konsumatoreve. Per procesin e faturimit te energjise elektrike, ERE ka vleresuar se, gjate vitit 2008 ka pasur parregullsi per sa u perket sasive te faturuara per klientet. Sipas raportit te ERE-se, disa here nuk eshte respektuar intervali mujor i faturimit, por eshte faturuar ne intervale pertej mujore, cka ka sjelle nje pagese suplementare dhe te padrejte nga ana e klienteve. Po ashtu, klienteve me mates te demtuar shpesh u eshte faturuar energjia afrove, duke mos respektuar dispozitat e kodit te matjes ne kete rast etj.
Shitet OSSH, tarifat e energjise ne negociata
Sistemi i Shperndarjes se Energjise, ka kaluar perfundimisht ne pronesi private javen qe shkoi. Qeveria shqiptare dhe kompania ceke, CEZ fituese e tenderit firmosen kontraten e transferimit te 75 per qind te aksioneve, kundrejt 102 milione eurove. Mirepo pavaresisht se qeveria e ka firmosur ne menyre simbolike kontraten, disa pika te saj ende jane ne proces, ku me kryesoja eshte niveli i tarifave. "Marreveshja nuk eshte mbyllur akoma, ceshtja e tarifave do te negociohet, dhe brenda 90 diteve do te vihet me nje plan biznesi ku do te jene te saktesuar edhe cmimet e energjise per konsumatoret. Ne do te investojme qindra milione euro, per te garantuar energji pa nderprerje", tha pak minuta pas firmosjes se kontrates drejtori i kompanise CEZ,Vladimir Schmalz. CEZ eshte nje nder kompanite energjetike, qe udheheq ne Evropen Qendrore, me 7 milione kliente dhe me nje kapacitet te instaluar per prodhimin e energjise, energjise nukleare, nga qymyri dhe hidrocentraleve prej 14 300 MW. Grupi CEZ renditet nder dhjete kompanite energjetike me te medha ne Evrope.