"Strukturat paralele te zhyten ne burg"
Levizja "Vetevendosje", ka dhene nje propozim per arrestimin e te gjitha zyrtareve serbe, te cilet po ushtrojne funksione paralele me pozita aktuale te institucioneve te Kosoves. Kjo levizje, nepermjet nje Kallezimi Penal, te cilin e ka publikuar te dielen, ka permendur te gjithe emrat e zyrtareve serbe qe duhet te arrestohen, duke filluar nga Goran Bogdanovic. Ky i fundit udheheqe te ashtuquajturen Ministri e Kosoves ne Qeverine e Serbise, nepermjet te ciles kontrollohen strukturat paralele ne Kosove. Lideri i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti nuk e perjashton dhunen si mjete per te arritur shtrirjen e Kushtetutes ne krejt territorin e Kosoves. Kurti i bene thrrje Kryeministrit, Hashim Thaci qe perpos deklaratave se Kushtetuta e Kosoves duhet te shtrihet ne tere territorin e Kosoves, kete ta beje ne realitet. "Nese nuk arrestohen keta zyrtare dhe vazhdojne funksionimin e tyre, atehere ndarja e Kosoves dhe formimi i nje republike serbe brenda territorit do te behet realitet", tha Kurti, ne nje konference per media.