Çmimi i gazit natyror rritet me 25%, pas mbylljes së Nord Stream1

Çmimi ndërkombëtar i gazit natyror në tregun e referencës evropiane, TTF holandez (Title Transfer Facility), është vendosur në 265 euro për megavat orë termike, duke u rritur me 25% në baza ditore.
Investitorët reaguan ndaj njoftimit të Gazprom për një mbyllje të pacaktuar të gazsjellësit Nord Stream1, duke rritur çmimin e gazit.
Fillimisht i planifikuar për tre ditë, por firma shtetërore e energjisë Gazprom tha se Nord Stream1 se do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar derisa të rregullohen rrjedhjet.
Reagimi rus vjen si pasojë e lëvizjes së Bashkimit Evropian që po përgatitet të diskutojë një kufizim çmimi për blerjet e gazit rus.
Ky plan do të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Energjisë të BE-së më 9 shtator.
/rtsh.al/