E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liz Truss, kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss ka fituar garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore, duke u shpallur kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar. Truss fitoi 81,326 vota krahasuar me Rishi Sunak i cili mori 60,399 vota.

Pas shpalljes së fitores Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka postuar në Twitter foto me përkrahësit, ndërsa shkruan se ndjehet e nderuar për zgjedhjen si kryeministre.

Liz Truss është emëruar si pasuese e Boris Johnson, duke u bërë kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›