E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i vleres se tokes do te ndryshoje

Cmimet e vleres se tokes per procesin e kompensimit te ish-pronareve pritet te ndryshojne. Burime bejne te ditur se prane Ministrise se Drejtesise po mendohet ngritja e nje grupi ekspertesh, te cilet do te rishikojne edhe vlerat e vendosura per procesin e kompensimit te ish-pronareve. Ndonese qeveria me ane te nje vendimi ka miratuar cmimin e tokes ne 6 qarqe ne vend, Ministria e Drejtesise pritet te rishikoje keto cmime. Shkak per kete eshte bere edhe pakenaqesia e ish-pronareve legjitime te tokave ne lidhje me cmimin e kompensimit te vendosur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe me pas e miratuara edhe nga qeveria.

Keshtu mesohet se grupi qe pritet te ngihet ne kete ministri do te rishikoje kryesisht vleren e tokave ne qytetet kryesore te vendit, ku jane shfaqur edhe me shume ankesa ne lidhje me percaktimin e cmimit te tokes per meter katror. Burimet bejne te ditur se me kete rishikim te cmimeve do t'i jepet perparesi edhe percaktimit te nje vlere te larte kompensimi per trojet, te cilat ndodhen ne qytete kryesore te vendit dhe ne zonat bregdetare. Keshtu pritet qe nje rishikim i cmimit te trojeve per kompensim te behet edhe ne kryeqytet, vendi ku pronaret legjitim te trojeve kane me shume ankesa ne lidhje me vleren e kompensimit te percaktuar per ta. Prej kohesh, pronaret legjitime te tokave nepermjet shoqatave qe i perfaqesojne kane theksuar se vlera e llogaritur per kompensimin e tyre eshte e paperfillshme dhe shume larg cmimit real te tregut. Kthimi dhe kompensimi i pronave pritet te jene tashme edhe kritere te qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha, duke qene se ish-pronaret jane shprehur te pakenaqur nga ligjet e miratuar nga qeveria ne kuader te kthimit dhe kompensimit te tokave. Diten e djeshme ne nje prononcim per mediat, Kryeministri Berisha theksoi se ne muajt ne vazhdim procesi i kthimit dhe kompensimit do te merrte nje hov te ri dhe se qeveria ishte e perkushtuar per te realizuar sa me shpejt kete proces te rendesishem, i cili sillte edhe veshtiresi te shumta. Sipas hartes se vleres se tokes, cmimi me i larte i truallit eshte vendosur ne Tirane, ku nje meter truall ne zonat kryesore eshte vleresuar me 77523 leke per meter katror. Po keshtu cmime te larta per meter katrore kane edhe qytetet bregdetare si Durresi dhe Vlora. Cmimi i tokave ne gjithe vendin eshte ndare ne tre kategori. Cmimet e trojeve urbane, cmimi i tokes bujqesore, si dhe cmimi i tokes qe cilesohet si truall fshat.

Shkarkimi i Mahos

Dy dite me pare, me ane te nje vendimi qeverie, Kryeministri Berisha vendosi te shkarkoje edhe drejtorin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Besnik Maho. Me shkarkimin e Mahos, ne krye te kesaj agjencie u vendos Tunxh Vatnikaj per te mbajtur edhe drejtimin e kesaj agjencie. Si motivacion per kete shkarkim, kreu i qeverise Berisha kishte vleresuar edhe zvarritjen e ketij procesi te rendesishem nga ana e ish-kreut te agjencise.

Cmimet maksimale e minimale

Cmimi maksimal i trojeve urbane ne Tirane eshte 77523 leke per meter katror, ndersa cmimi minimal eshte 20473 leke per meter katror. Kryeqyteti cilesohet dhe vendi qe cmimi i trojeve urbane eshte me i larte.

Cmimi minimal ne rrethin e Skraparit, i cili cilesohet si vendi ku cmimi i trojeve urbane eshte me i ulet, eshte 640 leke per meter katror, ndersa cmimi maksimal 828 leke per meter katror.

Sipas hartes se vleres se tokes, qe ka marre miratimin edhe ne mbledhjen e qeverise dhe ne parlament, qyteti bregdetar i Durresit eshte dhe vendi ku toka ka vleren me te madhe. Pra, cmimi maksimal i tokes per meter katror ne Durres eshte 44604 leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›