E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret: Bllokoni titujt e pronesise

Rozeta Rapushi

Pronaret e ligjshem te tokave kerkojne rishikim thelbesor te ligjit per "Legalizimin e Zonave Informale", jo te pjesshem. Te pranishem ne diskutimin e bere ne komisionin e ligjeve, perfaqesuesit e shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro dhe Rreshit Vorbsi kerkuan dje qe te mos lejohet me me ligj, qe pushtuesit te marrin titull pronesie pa u kompensuar ish pronaret. Sipas tyre nuk mund ti hiqet titulli i pronesise, pronareve te ligjshem per t'ju dhene te paligjshmeve. "Amendimet qe ju propozoni ne ligj nuk e zgjidhin si duhet problemin e legalizimeve pa leje, ka shume mangesi qe jane ne dem te pronareve", tha Toro. Duke shtuar se ne ligj, duhet te percaktohet gjithashtu, se te gjithe atyre qe nuk u pelqen kompensimi qe u jep shteti, te mund t'i drejtohen gjykates. Sipas tij, cdo dite e me shume ne vend po shtohen ndertimet pa leje dhe me ndryshimet qe po behen ne ligj, do te legalizohen dhe ato qe jane ndertuar pas vitit 2006, ku eshte percaktuar ne ligj si limiti i legalizimit per ndertimet pa leje. "Me keto ndryshime, ju do te vazhdoni te legalizoni dhe ndertimet e paligjshme qe vazhdojne te ngrihen, ne vend qe ta frenoni kete fenomen", u ankua Toro. Nje tjeter shqetesim i pronareve qe do te vije ne formen e amendamenteve ne komision, i shprehur dje nga Vorbsi, eshte ai i zenies se banesave te ish-pronareve nga persona te pastrehe. Sipas Vorbsit, prej vitesh mbi 6500 familje jane strehuar ne banesat e ish- pronareve pa i liruar ato. "Japin nje shifer modeste prej 2000 lekesh dhe nuk largohen nga banesat, pasi shteti nuk i sistemon. Banesat duhet t'u kthehen pronareve te ligjshem", vijoi Vorbsi. Nje tjeter shqetesim i ngritur nga perfaqesuesit e shoqates, ishte ngritja e ndertimeve pa leje ne zonat turistike. Sipas tyre, ne ligj nuk frenohet ky fenomen. "Jane hequr kufizimet qe te mos kete ndertime pa leje ne zonat turistike", shtoi Toro. Ai permendi se ligji duhet te ndryshoje rrenjesisht nese toka kerkohet vertete t'u kthehet pronareve sipas parimeve kushtetuese. Shoqata do te hartoje amendamentet e saj per t'i dorezuar ne komision ne mbledhjen e dites se hene, me shpresen se ndonje prej tyre do te merret parasysh.

6500 familje jane te strehuara ne banesat e ish-pronareve te ligjshem te tokes. Shifra u be publike dje ne komisionin e veprimtarive prodhuese nga shoqata e pronareve "Pronesi me Drejtesi". Perfaqesuesit kerkuan kthimin e banesave.

3 here eshte nderhyre deri me sot ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Me gjithe ndryshimet e bera, drafti vijon te kete nevoje per mendime te tjera. Nderkohe qe shoqata e pronareve kerkon rishikim thelbesor te tij.

Toro: Jo me zvarritje me pronat tona

"Ne shohim me shqetesim te madh se si do te mund te realizohet kompensimi i pronareve te ligjshem te tokave me kete ligj. Duhet te marre fund nje here e mire zvarritja e mos te lejohet qe te marrin titull pronesie te paligjshmit pa u kompensuar me pare te ligjshmit. Amendimet qe ju propozoni nuk e zgjidhin problemin tone. Perkundrazi, me keto propozime qe sillni do te vijoje legalizimi i ndertimeve te paligjshme pafundesisht. Ne vend qe te frenohen sic eshte ne ligj, nga viti 2006".

Bufi: Amendamenti i PD, ndryshime rrenjesore

"Diskutimet per permiresimin e ligjit te legalizimeve, sipas verejtjeve te Presidentit te Republikes, do te vijojne. Kemi celur diskutimet ne parim. Do te presim amendamentet e sugjerimet e tjera. Ka fryme konsensusi mes paleve per t'u permiresuar. U vleresuan amendamentet e mazhorances por ato nuk e zgjidhin teresisht problemin e ligjit ne fjale. Ndaj ka nevoje per ndryshime e permiresime te metejshme ne te gjitha nenet qe ka kritikuar Presidenti per kete nisme ligjore"

Kollozi: Jane reflektuar verejtjet e Presidentit

"Jemi te hapur per diskutime te metejshme mbi ligjin. Jane bere propozime konkrete. Me ndryshimet qe kemi sugjeruar ne, ligji permiresohet bazuar ne verejtjet e presidentit. Deri me tani ekziston nje fryme mirekuptimi per te diskutuar mbi kete ligj. Propozimet tona zgjidhin problemet e ngritura mbi ligjin. Nuk preken ligjet e tjera dhe ceshtja e kompensimit te ish-pronareve merr zgjidhje dhe sqarohen me se miri detyrat e qeverise vendore e ALUIZN-it".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›