E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coca Cola i jep lamtumirën Rooney

Angli, 8 Prill NOA – I ka kushtuar shtrenjtë Wayne Rooney festimi i “nxehtë” në ndeshjen me West Ham pas shënimit të golit.

Coca Cola faktikisht ka vendosur të mos i rinovojë super-kontratën e sponsorizimit prej 2.8 milionë eurove.

Sulmuesi i Manchester United, i cili përfundoi në gazeta pasi mishte tradhtuar bashkëshorten e tij, ka fyer rëndë në drejtim të kamerave pas shënimit të golit.

Wayne Rooney, me pak fjalë nuk do të jetë më ikona e Coca-Cola.

Kolosët e pijes kanë pohuar se marrëveshja me futbollistin është mbyllur në një mënyrë jo të mirë dhe kjo si pasojë e shfaqjeve të fundit të sulmuesit të përfaqësueses angleze.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeNesta përgënjeshtron zërat e lamtumirësPepsi dhe Coca Cola në punime për ambalazh krejt të riLamtumirë hapësirë, Discovery ulet në Tokë për tu prehur në muzeReal Madrid mendon për RooneyTërmet në botën e ushqimit, zbulohet receta sekrete e Coca-Cola Lidhje: coca cola, kontrata, lamtumire, Rooney

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›