Roland Trebicka, qeveria miraton fondin për kurimin e artistit në Francë
07/04/2011 Një fond i veçantë është shtuar në buxhetin e shtetit miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktorit të njohur Roland Trebicka në Francë. Artisti, i cili prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, tashmë ndodhet në Francë në pritje të kurimit.
Kalimi i fondit u bë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë. Këshilli i Ministrave që në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në zërin “Mallra dhe shërbime”, Ministrisë së Shëndetësisë t’i shtohet fondi prej 4 700 000 (katër milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të kurimit të zotit Roland Trebicka, në Francë. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.
Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Prirja e tij për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak: shërbeu si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Ai u bë anëtar i kompanisë së Teatrit Kombëtar më 1971 dhe punoi aty deri më 1999. Pas një përvoje trivjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar, ku punon edhe sot. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Mjeshtëria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetëra transmetime TV dhe dhjetëra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trëndafil”. Në vitin 2002, për rolin e rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nasi). Është nderuar me titullin “Artist i merituar”.
B. Goce