E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cocker vjen në Shkup

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 09:04

Rokeri i famshëm botëror, Joe Cocker, do të mbajë një koncert në Shkup, më 15 qershor.

Joe Cocker, i cili koncertin e tij në Shkup do ta mbajë në sallën “Boris Trajkovski”, si pjesë të turit të tij botëror të quajtur “Hard Knocks”, pritet që t’i reformojë këngët e tij të njohura, si “You Can Leave You’re Hat On”, “Unchain My Heart”, “Summer in the City”, “With a Little Help of My Friends” “Night Calls”, “You’re so Beautiful”, etj. Sipas njoftimit të organizatorëve, pas koncertit, në Çarshinë e Vjetër në Shkup, do të mbahet edhe një ‘after party’.

Biletat për këtë koncert tashmë po shiten edhe nëpër disa kafeteri të Prishtinës, si për shembull, në Papillon, ndërkohë që organizatorët e koncertit presin që, përveç adhuruesve maqedonas dhe kosovarë, Cocker’in ta dëgjojnë edhe adhurues që do të vijnë nga Shqipëria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›