Holanda bllokon ratifikimin e marrëveshjes së BE-së me Serbinë
Parlamenti holandez ka hedhur poshtë propozimin e kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme Henk Jan Ormel që të fillojë procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizm dhe Asociimit ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE).
“Për fat të keq, shumica e parlamentarëve nuk ka pranuar këtë projekt”, ka thënë Ormel të mërkurën pas mbledhjes së Komitetit parlamentar për çështje evropiane ku ishte dërguar për shqyrtim ky propozim.
Holanda vazhdimin e integrimeve evropiane të Serbisë e ka kushtëzuar me bashkëpunimin e Serbisë me Tribuanlin e Hagës, përkatësisht arrestimin e Ratko Mlladiqit.
Zyrtarë serbë thanë se Parlamenti holandez do të ratifikojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pasi që të formalisht tekstin e raportit, të cilin kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serzh Bramerc ia ka dorëzuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Bramerc ka njoftuar në fillim të javës KS të KB-ve se Serbia me arrestimin e kriminelit Ratko Mlladiq, ka bërë progres të rëndësishëm dhe ka plotësuar njërin nga obligimet kryesore ndaj kësaj gjykate.