E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole dhe Lampard mund të largohen nga Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo frikësohet se klubi mund të humb dy prej yjeve më të mëdhenj, Ashley Cole dhe Frank Lampard gjatë afatit kalimtar të janarit.

Çifti do të jenë i lirë të nënshkruajnë marrëveshje paraprake me klubet rivale pas vitit të ri nëse deri atëherë nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në Stamford Bridge. Di Matteo pranoi se është i brengosur.

“I tillë është futbolli. Kështu jetohet në këtë botë, në këtë industri. Në situatë të njëjtë kemi qenë edhe sezonin e kaluar dhe në fund të fundit duhet të jemi profesional me çështjen e kontratave”, deklaroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›