E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesar nuk pendohet për QPR-n

Ish portieri i Interit, Julio Cesar ka deklaruar se nuk është penduar për transferim në Queens Park Rangers. Braziliani iu bashkua QPR-së gjatë verës pas shkëputjes së kontratës me Nerazzurrët.

Por, skuadra e tij mbetet pa fitore pas plot nëntë xhirosh në Premierligë dhe gjendet në fund të tabelës. Por, Cesar është i kënaqur me vendimin që mori.

“Nuk pendohem për vendimin tim të jem pjesë e QPR-së. Më pëlqen atmosfera në stadiumet angleze, këtu ka shumë pasion”, deklaroi Cesar për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›