E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Cole për krahasimin me Nunez: Mos më ofendoni!

Legjenda e Manchester United, Andy Cole nuk i ka pritur mirë opinionet e gazetarëve, të cilët e krahasuan me sulmuesin aktual të Liverpool, Darwin Nunez.

Mesazhi – Ish-sulmuesi i njohur i United, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, u kujtoi gazetarëve numrin e titujve të fituar. “Cole… Nunez… Nuk e di nga nisi gjithë ky debat bosh. Por jemi në Krishtlinjde, sezon festash… Unë jam një ish-lojtar i lumtur. Kam fituar pesë herë Premier League-n, dy herë FA Cup, një League Cup, një Champions League, Këpucën e artë dhe titullin Talenti më i mirë. Kam rrealizuar 187 gola në Premier me vetëm një penallti të shënuar. Në jetë asgjë nuk vjen pa punë”, shkroi Cole në rrjetet sociale.

Polemikat – Gjithçka nisi në fund të takimit mes City-t dhe Liverpool-it, kur gazetarët krahasuan rastet e panumërta të humbura nga Nunez me ato të Cole kur luante për United. 51-vjeçari nuk i priti mirë krahasimet dhe menjëherë u dha përgjigje kritikëve nëpërmjet statistikave të regjistruara në “Old Trafford”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›