E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kane dhe Hojbjerg shpëtojnë Conten, Spurs e nisin me një barazim

Pas pushimit të gjatë për shkak të Katarin 2022, Premier League është rikthyer, dhe këtë e bën menjëherë me një ndeshje spektakolare: me barazimin 2-2 mes Brentford dhe Tottenham. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të: Janelt ishte në vendin dhe kohën e duhur. Në minutën e 43-të duket se vjen 2-0: Toney fluturon drejt portës dhe dyfishon, por duke u nisur nga pozicion jashtë loje. Megjithatë, goli i dytë i vendasve vetëm u shty: në minutën e 54-të, në fakt, Toney gjen golin e rregullt pas goditjes nga këndi të Mbeumo.

Në minutën e 65-të Kane shkurtoi distancën duke goditur me kokë në krosimin e Lenglet. Goli i barazimit mbërriti gjashtë minuta më vonë me Hojbjerg, i cili fiksoi 2-2 pas një asistimi të devijuar nga Kulusevski. Në minutën e 84-të, Kane goditi edhe traversën me kokë, duke iu afruar golit që do të përfundonte rikthimin, ndërsa në shtesë Raya neutralizoi një mundësi të Son.

Kështu përfundon 2-2: një tjetër rikthim, ndonëse i pjesshëm këtë herë, për Tottenhamin, i cili ngrihet në 30, +10 ndaj Brentofrdit që ndalon një tjetër ekip të madh pas suksesit para Kupës së Botës kundër Manchester City të Guardiolës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›