E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli: Drekuam me te vrarin ne bagazh

Tirane- Adriatik Coli ka rrefyer dje dy vrasjet e radhes. Ekzekutimi i Avni Gashit dhe vrasja e Ilir Koldashit jane treguar dje me detaje, nga ana e te pandehurit per 4 ore me radhe ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne seancen e djeshme gjyqesore, Coli fillimisht ka treguar per vrasjen e Gashit, pasi ky i fundit kishte spiunuar per vrasjen e Klodian Saliut. I penduari ka rrefyer sesi diten e krimit kane ngrene dreke ne nje restorant, teksa ne bagazh te makines kishin trupin e Gashit, koka e te cilit ishte e futur ne qese dhe e izoluar me skoc.

Vrasja

"Ate dite do te luhej ndeshja Shqiperi-Turqi ne Tirane. Para se te fillonte ndeshja, une me Indritin, Sardianin dhe Kujtim Bunen, ishim tek shtepia me qira tek "21 dhjetori". Indriti e mori ne telefon Avniun dhe i tha "hajde e flasim per pune pune, por mos i trego njeriu qe ke ardhur ketu". Indriti la takimin me Avniun tek hotel "Mondial" dhe e porositi te vinte me fugon qe te mos ta shikonte njeri. Dhjete minuta para ndeshjes, Avniu i beri telefon Indritit e i tha se kishte ardhur tek "Mondial". Indriti i tha "me prit se po vij aty". Ne kete momente ne ishim tek garazhi poshte shtepise sime dhe po prisnim ardhjen e Avniut. Pas telefonates qe i beri Indritit, ky i fundit dergoi Sardianin ne kembe per ta marre, pasi shtepia ishte rreth 300 metra larg hotel "Mondialit". Pas rreth 5 minutash Sardiani erdhi se bashku me Avniun, pa asnje merak pasi njiheshin me njeri-tjetrin. Sapo Avniu erdhi ai u takua me mua, Kujtimin dhe Indritin dhe u ulem tek karriget. Une ne ate kohe isha duke luajtur me kalceto dore me topa pingpongu, se bashku me Kujtimin. Perpara se te vinte Avniu ne e kishim planifikuar, se ai do te vritej. Sapo Avniu u ul ne nje karrige, Indriti e pyeti ate per ngjarjen e vrasjes se Klodit (Klodian Saliu), dhe ai i tregoi momentin qe na kishte treguar me pare. Pas pese minutash ata afrohen afer meje dhe Kujtimit. Sardiani ishte ne krahe te djathte te Avniut. Kur Avniu afrohet afer kalcetos, Sardian Sulejmani nxjerr pistoleten me silenciator nga xhepi i brendshem i xhaketes se krahut te majte dhe e qellon Avniun dy here ne krahun e djathte te kokes. Avniu bie menjehere ne toke", mesohet te kete rrefyer dje para gjykates i penduari.

Zhdukja e trupit

Me tej ai ka treguar se se bashku me koleget e tij ka marre nje qese te zeze, ku pasi vuri nje pale doreza i ka mbeshtjelle koken Gashit, duke ia lidhur ate me skoc ne menyre te tille qe te mos i rridhte gjak. Trupi i Gashit eshte futur ne bagazhin e automjetit "Jaguar". "Pasi e futem trupin e Avniut ne bagazh, filluam te pastronim pellgun e gjakut, te cilin e kemi pastruar me shtupa dhe me detergjent. Shtupat, fshesat dhe celularin e Avniut, te cilin pasi e thyem, i hodhem te kazani i plehrave ne lagje. Kur i mbaruam keto pune, Indriti na tha qe ai do te ikte perpara me Kujtimin, ndersa une me Sardianin do ta ndiqnim mbrapa me "Jaguar". Vazhduam rrugen per ne autostrade dhe ne Sukth morem Indritin dhe Kujtimin, te cilet kishin zbritur nga taksia. Pastaj kaluam mbikalimin dhe morem rrugen Plepa- Tirane. Aty qendruam ne nje lokal dhe hengrem buke. Ne ate kohe ishte pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Turqi. Ne pritem sapo u erresua pak dhe me pas i hipem makines dhe morem drejtimin per ne Tirane. Pasi kishim bere rreth 100 metra rruge, pame nje lavazh makinash dhe na u duk vendi i pershtatshem per te hedhur kufomen e Avniut. Kthyem makinen me prapakolp, une me Kujtimin veshem doreza nga ato qe perdoren per pastrim shtepie, dolem nga makina, hapem bagazhin dhe pasi morem kufomen e Avniut e ulem ne toke. Pastaj une i hoqa qesen qe kishte ne qafe dhe kete qese e futa ne nje qese tjeter te paster dhe Avniun e vrare e hodhem tek disa ferra poshte lavazhit. Mbasi e hodhem trupin i hoqem dorezat dhe i futem tek qesja me gjak. Kete qese e futem perseri ne bagazhin e makines dhe pasi u futem ne makine, u nisem dhe morem rrugen nga kishim ardhur. Kur dolem te "Kater rruget e Shijakut" ndoqem rrugen per ne Tirane. Kur kaluam Maminasin ndaluam makinen dhe dogjem qeset me cakmak dhe nga ato nuk ngeli asnje gje", ka vazhduar me tej Coli.

"Koldashin e vrame, se kontrolloi Kujtim Bunen ne disko"

Vrasja e dyte e cila eshte rrefyer nga ana e Colit, ka qene ajo e Ilir Koldashit. Shkak i kesaj vrasjeje, mesohet te kete qene nje debat i Kujtim Bunes me Koldashin, ne nje disko. "Kujtimi doli nga shtepia rreth ores 18:00-19:00 dhe na tha se do te shkonte te takonte disa shoke. Vjen ne shtepi rreth ores 22:30, ishte i pire dhe filloi te shante me fjale te ndyra. Une dhe Indriti e pyetem se cfare kishte qe shante, por ai vazhdonte duke rrahur duart dhe duke share. Ai tha se kishte hyre ne disko me nje shef policie te Lezhes dhe ate nuk e kishte kontrolluar badigardi, kurse Kujtimin e kishte kontrolluar. Kujtimi nga merzia kishte filluar te pinte ne disko dhe kur erdhi ne shtepi rreth ores 22:30 ishte bere tape. Indriti pasi degjoi kete i tha Kujtimit, ik e zihu. Ne kete moment Kujtimi stepet pak dhe une e Indriti i thame ta linte kete muhabet per ta zgjidhur neser",-tha dje Coli. Me tej ai ka treguar se per t'u zene, Kujtimi kishte folur ne telefon me nje shok te tij punonjes policie, duke i kerkuar dy pistoleta, i cili ia sjell me qese nepermjet nje shokut te tij. Pas marrjes se pistoletave, te pandehurit kane shkuar tek diskoja per te takuar personin qe kishte kontrolluar Kujtim Bunen. "Indriti takoi pergjegjesin e sigurise se diskos dhe i thote, qe cili eshte badigardi qe e ka kontrolluar Kujtimin. Pas ketij momenti Kujtimi shkon tek cepi i hyrjes se diskos, qe futesh per nga hoteli "Sheraton". Nga ajo si tip porte, del nje person qe e terheq Kujtimin si lecke. Pas meje ishte Indriti i cili me ze te larte i thote personit qe po terhiqte Kujtimin, "kush je ti?". Ky person i thote: "Jam Ilir Koldashi, po ti kush je?" Indriti i pergjigjet "une jam Indrit Dokle". Ai i thote "ti je ai krimineli?". Indriti i pergjigjet se jam nga Hasi, ndersa atij i tha emrin e fshatit te tij. Indriti del tek dera e portes se diskos. Personi ishte afer me Kujtimin dhe Sardianin. Ne krahun tim ka qene pergjegjesi i diskos. Indriti para se te dale tek dera shan, ndersa ai i turret Indritit. Kujtimi i del perpara ketij personi, qe u prezantua si Ilir Koldashi dhe e qellon me te dy duart ne fytyre. Iliri i gjuan Kujtimit me grusht dhe ata nisin qe te qellojne njeri-tjetrin. Ne ate kohe Ilirin e kisha me kurriz, nxora pistoleten dhe e qellova dy here dhe pastaj ika me vrap", ka vazhduar me tej Coli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›