E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet nje bande superhajdutesh, mes tyre nje femer

Tirane-Nje grup prej 7 personash, mes te cileve edhe nje femer, ka rene ne prangat e policise, te dyshuar si autor te nje sere vjedhjesh. Ne kuader te operacionit "Levizje e shpejte", Policia e Kavajes ka mundur te vere ne pranga keta persona; Lulzim Kalaja, 32 vjec, Vllasi Furrxhi, 20 vjec, Jodjan Shametaj, 19 vjec, Elvis Kalaja, 24 vjec, Gramos Shehaj, 18 vjec, Ilirjan Mukaj, 30 vjec, Beslinda Lile, 20 vjece, te gjithe me banim ne Vlore. Te arrestuari dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne periudha te ndryshme kohore, kane realizuar nje sere vjedhjesh ne Rrogozhine, Golem, Durres, Kavaje dhe Vlore. Pas nje hetimi intensiv dy mujore, u be i mundur dokumentimi i implikimit te tyre ne vjedhjet e disa lokaleve, banesash, karburanteve etj. Mesohet se te arrestuarit qarkullonin me motore nga qyteti i Vlores per ne drejtim te Kavajes, per te realizuar vjedhjet qe kishin piketuar te benin. Ne momentin e arrestimit, ata jane kapur ne flagrance, duke vjedhur karburant ne makinerite e firmes "Salillari" ne Kavaje. Policia ka mundur te dokumentoje te gjitha vjedhjet qe keta persona dyshohet se i kane kryer gjate ketyre dy muajve te fundit, si banesa, lokale, automjete, etj. Akuza qe rendon ndaj tyre eshte "vjedhje" e kryer ne bashkepunim.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›